‘Më rrodhën lotët vetvetiu’, Arben Derhemi rrëfen pikën e dobët të tij për të bijën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:11 19-05-2019 ‘Më rrodhën lotët vetvetiu’, Arben Derhemi rrëfen pikën e dobët të tij për të bijën

Aktori i mirënjohur Arben Derhemi ishte i ftuar pasditen e sotme në ‘E Diell’, ku foli për shfaqjen më të fundit në teatër ‘Magjia e Josef Bider’.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për jetën familjare, duke treguar emocionet që ka ndjerë kur pa vajzën në skenën e shkollës.

‘Unë qaj më shumë se Iva, bashkëshortja ime. Para 4 muajsh kur Darlin dha një shfaqje, kam qarë 5 minuta dhe nuk pushoja dot së qari. Nuk e di çfarë ndjesie më erdhi, por ndjehesha edhe mirë edhe keq, nuk e di, nuk e di, më rrodhën lotët vetvetiu’, tha Derhemi.

Pyetjes nëse Arbeni dhe Iva kishin në planin t`i dhuronin Darlin një motër ose vëlla, aktori u përgjigj: ‘Shpresojmë. Në Shqipëri nuk ecet me projekte, ia kemi lënë rastësisë’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024934053421021
array(1) { ["section"]=> string(87) "me-rrodhen-lotet-vetvetiu-arben-derhemi-rrefen-piken-e-dobet-te-tij-per-te-bijen-164910" }