‘Më shani komunist tani’, Erion Braçe reagon për grevistët e Poçemit: Sa hapa telefonin dëgjova një ‘alo’, kur pashë Lyrëzim Bashën (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:10 20-02-2020 ‘Më shani komunist tani’, Erion Braçe reagon për grevistët e Poçemit: Sa hapa telefonin dëgjova një ‘alo’, kur pashë Lyrëzim Bashën (E PLOTË) Kreu i PD Lulzim Basha me grevistet e Poçemit, sot

Zv.kryeministri Erion Braçe reagon pas vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha në stacionin e pompimit të ujit në Poçem, Mallakastër, aty ku punonjësit janë futur në grevë urie për pagat e prapambetura.

Braçe e nis shkrimin me lajmin e një portali që shkruan se zv.kryeministri nuk i ka hapur telefonin njërit prej grevistëve të Poçemit, duke e përgjënjeshtruar këtë fakt.

‘Sot, dita ime nisi me lajmin e nje portali kellire, gjobevenes recidivist, sipas te cilit une i kisha mbyllur telefonin punetoreve greviste ne Pocem.

Ne fakt, e verteta eshte krejt ndryshe; Nje dite me pare, ne mesdite, kam marre nje thirrje qe sipas telefonit tim, zgjati 4 sekonda; Une ja hap kujdo telefonin, ne cdo kohe, i pergjigjem gjithkujt ne tel, ne mesazhe, ne ëhatsapp, ne instagram etj, madje me shajne perse e bej kete’, shkruan Braçe.

Më tej, zv.kryeministri akuzon Bashën se kur ai ka qenë ministër u privatizua stacioni i pompimit në Poçem nga qeveria Berisha, dhe nga ai që Braçe e quan babai i ‘Lyrëzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Punetoret e nenstacionit te Pocemit jane peng i privatizimit te ARMO nga babai i Lyrezim Bashes;

Pra, ARMO-n, Sali Berisha e ka shitur me gjithe nenstacion-edhe pse ai furnizon pertej ARMO-s, me gjithe punetore, duke e bere nenstacionin dhe juve, prone te Rezear Tacit ne fillim, bankes huadhenese me pas dhe ne perdorim te cdo palacoje qe merr me qira ARMO-n kohe pas kohe!’, shkruan zv.kryeministri.

SHKRIMI I PLOTË I ERION BRAÇES:

GENJESHTARI I NEVERITSHEM!

Sot, dita ime nisi me lajmin e nje portali kellire, gjobevenes recidivist, sipas te cilit une i kisha mbyllur telefonin punetoreve greviste ne Pocem.

Ne fakt, e verteta eshte krejt ndryshe; Nje dite me pare, ne mesdite, kam marre nje thirrje qe sipas telefonit tim, zgjati 4 sekonda; Une ja hap kujdo telefonin, ne cdo kohe, i pergjigjem gjithkujt ne tel, ne mesazhe, ne ëhatsapp, ne instagram etj, madje me shajne perse e bej kete.

Pra, 4 sekonda, kam degjuar nje “alo” dhe “Erjon Brace je”;

Kur une nisa te them “alo” sinjali u nderpre, telefonova ate numer-e provuar nga telefoni im, dhe thirrja nuk mberrinte. Kaq!

Cdo kellire nga ai portal te vije e ta verifikoje ne telefonin tim.

Por ama,kur pashe Lyrezim Bashen ne Pocem, e kuptova pse duhet te baltosesha une.

Tani, per punetoret ne greve dua te them ca te verteta e te jap mendimin tim;

1- Punetoret e nenstacionit te Pocemit jane peng i privatizimit te ARMO nga babai i Lyrezim Bashes;

Pra, ARMO-n, Sali Berisha e ka shitur me gjithe nenstacion-edhe pse ai furnizon pertej ARMO-s, me gjithe punetore, duke e bere nenstacionin dhe juve, prone te Rezear Tacit ne fillim, bankes huadhenese me pas dhe ne perdorim te cdo palacoje qe merr me qira ARMO-n kohe pas kohe!


LYREZIM BASHA KA QENE MINISTER DHE KA MIRATUAR PRIVATIZIMIN TUAJ!

2- Lyrezim Basha ka njohje personale,

te ngushte, me njerin nga administratoret reale te kompanise qe ju ka marre me qira;

prisja nga ky mashtrues qe sot tu kish sjelle pagat bashke me administratorin ne fjale, por beri sikur qau dhe u betua tu genjeje edhe nje here per te ardhmen.

Tani, cfare mendoj une; Privatizimi i ARMO ka qene kriminal ndaj duhet hetuar nga prokuroria kunder korrupsionit ne gjeresi, duke i perfshire te gjithe, shitesit ne qeveri, bleresin, bankat perfshi ish guvernatorin e Bankes se Shqiperise, permbaruesit, qiramarresit-te gjithe;


Kontrata e privatizimit te ARMO-s, detyrimet financiare te saj, aksionet e shtetit dhe vlera e tyre e adminiatruar nga kompania, parate e marra, duhen analizuar nje me nje dhe cent me cent.


PAS KESAJ, PER MUA, ZGJIDHJA S’JANE QIRAMARRESIT BATAKCINJ TE RRADHES POR SHTETEZIMI!

Me shani komunist tani!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073299407958984
array(1) { ["section"]=> string(139) "me-shani-komunist-tani-erion-brace-reagon-per-grevistet-e-pocemit-sa-hapa-telefonin-degjova-nje-alo-kur-pashe-lyrezim-bashen-e-plote-195904" }