Kryetari i Komunës Blinisht në Lezhë Jak Zhuba është arrestuar nga policia, pasi rezultoi se mbante në shtëpi armë të tipit shotgun dhe rezultoi që ishte i dehur. Shkak i ngjarjes u bë aksidenti që pësoi Zhuba me “”BMW’’-në e tij. Në pamundësi për ta drejtuar makinën, ai ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar jashtë korsisë së rrugës.
Menjëherë policia është sinjalizuar për ngjarjen, duke bërë që të mbërrijë menjëherë në vendngjarje.Por Zhuba u largua nga vendngjarja. Policia ka ushtruar kontroll të menjëhershëm në banesë ku i gjejnë një shotgun dhe 3 thika.
Mësohet se Zhuba është konfliktuar me policët, të cilët pas provës me gypin e alkoolit, e kanë konstatuar se Zhupa ishte i dehur. Gjatë kontrollit të shtëpisë policët zbuluan shotgun-in dhe tre thikat jo të zakonshme.Zhuba përfaqëson Partinë Demokratike.
Në 2011 emri i Zhubës u bë publik në një sulm fizik që i ishte bërë kandidatit të PS-së për Blinishtin, Zef Hilës.
Zhuba në 2014 është arrestuar edhe për ndërtimin e një banesë me sipërfaqe prej 500 metra katrorë përballë me shkollën 9-vjeçare të kësaj komune, duke mos patur dokumentet përkatëse për ndërtimin. Zhuba kishte ndërtuar edhe një mur rrethues pa leje.