Me shpejtësi deri në 172 km/h, Policia Rrugore kap 11 shoferë gjatë natës në aksin Tiranë-Durrës (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 21-12-2019 Me shpejtësi deri në 172 km/h, Policia Rrugore kap 11 shoferë gjatë natës në aksin Tiranë-Durrës (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Mësohet se në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë prej orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme e deri ne orën 01.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 11 raste të tejkalimit të shpejtësisë.

Sipas Policisë Rrugore, shpejtësitë varionin nga 152 km/h deri në 172 km/h, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës.

Njoftimi i Policisë:

Mos ? të arrish ?. Mos ? të shkosh pa patentën apo më keq akoma patenta pa ty.

Në rrugën? Tiranë-Durrës-Tiranë me Policinë Rrugore??, për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Prej orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme e deri ne orën 01.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 11 raste të tejkalimit të shpejtësisë deri në dy fish mbi normën e lejuar.

Në kushte të lagështirës, shpejtësi që varionin nga 152 km/h deri në 172 km/h, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës.

Mos fluturo✈ por qarkullo me shpejtësi brenda limiteve të lejuara se në rastin më të mirë ju pret Policia Rrugore ???✍✍✍, e në rastin më të keq aksidenti ?? dhe destinacioni për banesë ?❓❓❓❓

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrezik përmbytje në Shqipëri, mësoni parashikimin e motit për sot
Grabitet gjatë natës një banesë në Gjirokastër, autorët i marrin paratë të moshuarave dhe ia mbathin »
Article Logic
Execution time: 0.012378931045532
array(1) { ["section"]=> string(108) "me-shpejtesi-deri-ne-172-km-h-policia-rrugore-kap-11-shofere-gjate-nates-ne-aksin-tirane-durres-video-189995" }