Me shpejtësi nga 150 deri në 181 km/h, ‘Sauku’ merr 20 patenta: 9 shoferë të dehur, 4 të tjetër bënin gara

Publikuar tek: aktualitet, më 07:18 26-09-2020 Me shpejtësi nga 150 deri në 181 km/h, ‘Sauku’ merr 20 patenta: 9 shoferë të dehur, 4 të tjetër bënin gara Pamje nga Policia

20 leje drejtimi janë pezulluar nga Policia në gjatë mbrëmjes së 25 shtatorit dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas Policisë, deri në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontolleve me radar në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan -Tiranë, janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 11 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 150 km/h deri në 181 km/h.

Po gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar dhe janë dërguar për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, 4 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërë gara shpejtësi me njëri-tjetrin në zonën e Bulevardit të ri i cili lidh Unazën e Re me Yzberishtin.

Ndërkohë nga kontrollet në rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 9 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.24 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.61 mg/l deri në 0.67 mg/l. Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011358022689819
array(1) { ["section"]=> string(108) "me-shpejtesi-nga-150-deri-ne-181-km-h-sauku-merr-20-patenta-9-shofere-te-dehur-4-te-tjeter-benin-gara-221702" }