Më shumë Europë/ Italia, Franca dhe Gjermania krijojnë “Rojen Bregdetare të BE-së”

Publikuar tek: bota, më 19:25 22-08-2016 Më shumë Europë/ Italia, Franca dhe Gjermania krijojnë “Rojen Bregdetare të BE-së”

Jo më kot konferenca e lidërve të tre shteteve kryesore të Bashkimit Europian, Italisë, Francës dhe Gjermanisë u zhvillua në kuvertën e aeroplan-mbajtëses “Garibaldi” në detin Mesdhe. Matteo Renzi, Francois Hollande dhe Angela Merkel kanë njoftuar sot një nga vendimet më të rëndësishme të Bashkimit Europian në këto vitet e fundit, krijimin e Rojes Bregdetare të BE-së.

Fakti se me qindra refugjatë hyjnë çdo ditë në Europë nëpërmjet Mesdheut, ka shtyrë tre shtetet të hedhin hapin e rëndësishëm.

Mesazhi i qartë i këtij takimi ishte: Europa nuk ka mbaruar me daljen e Britanisë së Madhe.

Gjatë konferencës, tre lidërët kanë deklaruar se BE është zgjidhja e vetme e të gjitha problemeve që shqetësojnë sot kontinentin e vjetër.

“Shumë kanë menduar se pas Brexit, Europa ka mbaruar. Por nuk është kështu, ne duam të shkruajmë një tjetër faqe për të ardhmen tonë. Kemi biseduar për çështjet ekonomike, kemi nevojë për masa të forta, investime të mira në prodhim dhe energjinë e ripërtëritshme, të shoqëruara nga një reformë strukturore. Vëmëndje më e madhe duhet mbi rininë. Kemi biseduar gjithashtu për politikën ndërkombëtare dhe emigracionin. Duhet të bëjmë diçka për të gjithë ata emigrantë që vijnë në Europë nëpërmjet Mesdheut. BE nuk është shkaku i të këqijave në Europë, por zgjidhja e tyre”, tha kryeministri italian Renzi.

“Faleminderit burrave si Alteiro Spinelli që dha këtë ide (Federatën Europiane). Spinelli gjithashtu promovoi idenë e një mbrojtje të përbashkët, që sot merr një rol esencial. Europa ka nevojë për një mbrojtje më të mirë dhe kjo duhet të jetë praktike. Ne duhet të mbrojmë më mirë kufinjtë europianë dhe të ndajmë më shumë informacione mes shërbimeve inteligjente. Na duhet gjithashtu më shumë koordinim, shërbime dhe resurse në sektorin e mbrojtjes. Përgjegjësia e Europës është të mbrojë vetëveten, por ne duhet të mirëpresim edhe ata që largohen për të mbrojtur jetët e tyre. Franca, Italia dhe Gjermania do punojnë për krijimin e Rojes Bregdetare të Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri francez Hollande.

“Europa është duke përjetuar momente të errëta dhe ky është realiteti. Por mesazhi duhet të jetë se sot ne duhet të punojmë për një Europë të sigurtë ku jetohet sipas parimeve tona. Ne duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë të brendshme, por edhe për atë të jashtme. BE duhet të përmirësojë shkëmbimet midis shërbimeve inteligjente. Përballë këtyre sfidave të mëdha, ku shumë refugjatë po hyjnë, ne duhet të përmirësojmë mekanizmin e mbrojtjes së kufirit. Kemi folur për refugjatët dhe kontrollin e kufirit, por na duhet gjithashtu bashkëpunim me vendet fqinje. Bashkëpunimi me Turqinë është një gjë e drejtë, përndryshe nuk mund ta fitojmë këtë luftë. Gjithashtu duhet një bashkëpunim i mirë me vendet e orgjinës së këtyre emigrantëve”, ka thënë kancelarja gjermane Merkel, e cila përgëzoi Renzin për punën e bërë në rimëkëmbjen e Italisë, në një kohë kur kryeministri po përballet me akuza të mëdha brenda vendit të tij.

Vendimi i Romës, Berlinit dhe Parisit për të krijuar Rojen Bregdetare është një hap drejt krjimit të një ushtrie europiane. Ndonëse Angela Merkel deklaroi pas Brexit se kemi nevojë “për një Europë më të mirë dhe jo për më shumë Europë”, në fakt vendimi i fundit tregon të kundërtën./Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037016868591309
array(1) { ["section"]=> string(84) "me-shume-europe-italia-franca-dhe-gjermania-krijojne-rojen-bregdetare-te-be-se-50529" }