Me syzet 'majë kokës' mbi kapele, veshur me xhup të zi, ja KUSH është autori i vrasjes së biznesmenit pas arrestimit nga policia (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:13 17-10-2020 Me syzet 'majë kokës' mbi kapele, veshur me xhup të zi, ja KUSH është autori i vrasjes së biznesmenit pas arrestimit nga policia (FOTO) FotoMontazh: Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes se Niko Goros

Nuk duket I shqetësuar në momentin e arrestimit nga policia. Në kokë mban një kapele e mbi të ka vendosur edhe syzet e diellit. Shfaqet me një pamje moskokëcarse.

Ky është autori i vrasjes së biznesmenit dhe ndërtuesit Niko Goro, Kliti Leka në momentin e arrestimit nga policia. Gjatë momentit të arrestimit atij iu gjet një armë kallashnikov dhe një pistoletë.

“Niko Goro po ndërton në tokën time, më gënjeu. Ia dhash tokën, por më kishte lëkë borxh”, ka thënë 53 vjeçari kur është shoqëruar në Komisariat.

Autori në rrefimin e vrasjes së Niko Goros në polici ka deklaruar se biznesmeni po ndërtonte në tokën e tij dhe nuk I kishte dhënë paratë që I kishte borxh. Shuma për të cilën bëhet fjalë është 70 mijë euro.

Himarë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

gfdsdfg.jpg

121730281_353675129184544_8850602738967474231_n.jpg

121963060_2658247157763034_8766103327427194541_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011581897735596
array(1) { ["section"]=> string(136) "me-syzet-maje-kokes-mbi-kapele-veshur-me-xhup-te-zi-ja-kush-eshte-autori-i-vrasjes-se-biznesmenit-pas-arrestimit-nga-policia-foto-224087" }