‘Me të vdekurit e parë, pata frikë’, Rama publikon letrën emocionuese të infermieres në Itali: Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 29-03-2020  ‘Me të vdekurit e parë, pata frikë’, Rama publikon letrën emocionuese të infermieres në Itali: Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet Unfermierja Vojsava Nikolla

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër letër të ardhur nga Italia, kësaj here nga Vojsava Nikolla punonjëse Socio - Shëndetësore (infermiere e përgjithshme) që punon në Urgjencën e Spitalit të Feltre-s në Krahinën Veneto në Itali.

Violeta ndërsa e ka cilësuar situatën e krijuar prej koronavirusit të pakrahasueshme me asnjë emergjence qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe se në fillim kur ka parë të vdekurit e parë ka pasur frikë, më tej ka treguar se sa e mocionuar është ndjerë sikurse me mijëra shqiptarë të tjerë, pasi kanë parë ndihmesën e vyer të Shqipërisë, duke dërguar në Itali, 10 mjekë e 20 infermierë, pikërisht në vatrën e virusit, në Lombardi.

“Italia është sot në nevojë më shumë se kurrë! Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet”, thotë ajo në letrën e saj.

“Mora vesh për ardhjen e një grupi mjekësh e infermierësh nga Atdheu ynë për të ndihmuar në një spital të Lombardisë! U emocionova jashtë mase sepse si unë ashtu edhe mijëra shqiptarë të tjerë kemi gjetur një mikpritje e mundësi për një jetë dinjitoze e ushtrim profesionaliteti të denjë! Italinë e kam atdheun tim të dytë (kam edhe nënshtetësinë italiane) por kur shoh që vijnë kolegë nga Shqipëria ndjehem tejet krenare dhe mendoj se ky është shpirti i Europës: solidaritet në nevojë!

Italia është sot në nevojë më shumë se kurrë! Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet! Sot vijnë nga Shqipëria, nesër mund të vijnë mjekë nga Italia në Shqipëri! Një armik global luftohet vetëm me solidaritet global”, shkruan ndër të tjera Violeta.

Letra:

Quhem Vojsava Nikolla!

Jam punonjëse Socio - Shëndetësore (infermiere e përgjithshme) dhe punoj në Urgjencën e Spitalit të Feltre-s në Krahinën Veneto në Itali! Kryej rolin e asistentes në sallën e pritjes së Urgjencës dhe njëkohësisht bëj përkthyesen dhe ndërmjetësuesen kulturore për pacientët me origjinë nga Shqipëria dhe Ballkani! Po ashtu asistoj edhe familjet e personave të sëmurë në rastet kur humbin një të afërm të tyre!

Situata e krijuar nga Covid-19 është, edhe sipas kolegëve të mi e sidomos mjekëve, e pakrahasueshme me asnjë emergjence qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore!
Nuk e fsheh se në ditët e para kur kishte të vdekurit e parë, pata një ndjesi frike! Por për fat e kalova shpejt dhe tani me masat e marra nga Qeveria e Rajonit, jam besimplotë se do ia dalim shpejt!

Masë e patjetërsueshme kundër virusit është izolimi në shtëpi pasi është tepër i përhapshëm si infektues! Kjo masë qëndron në themel të strategjisë kundër tij! Vura re se Shqipëria e mori mjaft shpejt këtë masë dhe kjo besoj se do ndihmojë në reduktimin e fluksit të pacientëve!

Mora vesh për ardhjen e një grupi mjekësh e infermierësh nga Atdheu ynë për të ndihmuar në një spital të Lombardisë! U emocionova jashtë mase sepse si unë ashtu edhe mijëra shqiptarë të tjerë kemi gjetur një mikpritje e mundësi për një jetë dinjitoze e ushtrim profesionaliteti të denjë! Italinë e kam atdheun tim të dytë (kam edhe nënshtetësinë italiane) por kur shoh që vijnë kolegë nga Shqipëria ndjehem tejet krenare dhe mendoj se ky është shpirti i Europës: solidaritet në nevojë!

Italia është sot në nevojë më shumë se kurrë! Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet! Sot vijnë nga Shqipëria, nesër mund të vijnë mjekë nga Italia në Shqipëri! Një armik global luftohet vetëm me solidaritet global!

Me Urimet më të përzemërta për ta mundur sa më parë këtë sëmundje!
Rrini në shtëpi që ne t’Ju ndihmojmë sa më shumë e më me pak stres!
SËBASHKU DO IA DALIM 

91461190_10157582051711523_5461965809322557440_n.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097408294677734
array(1) { ["section"]=> string(151) "me-te-vdekurit-e-pare-pata-frike-rama-publikon-letren-emocionuese-te-infermieres-ne-itali-kjo-fisnikeri-e-shendetesise-shqiptare-nuk-do-harrohet-200535" }