Me temperaturë 38°C, 15-vjeçari afgan që hyri nga Qaf Bota po verifikohet për koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 27-02-2020 Me temperaturë 38°C, 15-vjeçari afgan që hyri nga Qaf Bota po verifikohet për koronavirus Kontrolle në Qafë Botë

Edhe pse vendi ynë ende nuk ka një rast të konfirmuar me koronavirus, gjendja sërish paraqitet "kërcënuese".

Duke qenë se Italia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë prekur nga virusi vdekjeprurës, Shqipëria ndihet e "rrethuar".

Në pikat kufitare janë marrë masat paraprake për parandalimin e virusit. Çdo person që hyn në Shqipëri, shihet nëse ka ardhur nga ndonjë vend i prekur me koronavirus, dhe i matet temperatura.

Të mërkurën policia ka ndaluar një grup klandestinësh afgan që ishin futur në territorin shqiptar, teksa një prej tyre kishte rezultuar me temperaturë të lartë. Bëhet fjalë për një të ri 15-vjeçar, të cilit i janë bërë analizat dhe është sjellë në Tiranë.

"Njërin që dyshonim që kishte temperaturë 38 ju mor tamponi dhe u dërguar në ISHP dhe presim rezultatet. Kontrollohet çdo person që futet në pikën e Qafë Botës. Shtetas kinezë nuk kanë hyrë, sot kemi pasur dy italianë", u shprehën mjekët në pikën kufitare të Qafë Botës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066788196563721
array(1) { ["section"]=> string(95) "me-temperature-38-c-15-vjecari-afgan-qe-hyri-nga-qaf-bota-po-verifikohet-per-koronavirus-196642" }