Me Tërmet Peçin në krah, Meta sfidon Ramën për Vjosën. Vjen menjëherë përgjigja e Kryeministrit: Kur ishe zv.shef i qeverisë së Saliut... (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 12:14 25-09-2020 Me Tërmet Peçin në krah, Meta sfidon Ramën për Vjosën. Vjen menjëherë përgjigja e Kryeministrit: Kur ishe zv.shef i qeverisë së Saliut... (E PLOTË) Presidenti Meta me kryebashkiakun Termet Peçi ne Tepelene

Presidenti Ilir Meta, nga Tepelena ku ka marrë pjesë në inagurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore për Vjosën, ka "sfiduar" Ramën krah kryebashkiakut socialist Tërmet Peçi, dhe i ka bërë thirrje qeverisë të mos lejojë ndërtimin e Heceve.

"Kënaqësi të mblidheshim sot në Tepelenë, së bashku me profesorë, shkencëtarë e autoritete vendore, për një ngjarje shumë pozitive, përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën.

E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme. Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.", shkruan Meta.

Mirëpo, pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar as përgjigja e kryeministrit Rama.

Rama shkruan se është dakord me Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por i kujton Hecet në Valbonë, dhe thotë se mirë do ishte që Presidenti ta kishte mbrojtur atë kur ishte zv.shef i qeverisë Berisha.

"Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë", shkruan Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011399030685425
array(1) { ["section"]=> string(146) "me-termet-pecin-ne-krah-meta-sfidon-ramen-per-vjosen-vjen-menjehere-pergjigja-e-kryeministrit-kur-ishe-zv-shef-i-qeverise-se-saliut-e-plote-221623" }