“Më tha do heq taksën”, Albin Kurti i përgjigjet menjëherë ambasadorit Grenell: Jemi takuar dy herë, e kam parë në sy dhe i kam thënë nuk e heq tarifën pa reciprocitet

Publikuar tek: rajon, më 23:13 27-03-2020 “Më tha do heq taksën”, Albin Kurti i përgjigjet menjëherë ambasadorit Grenell: Jemi takuar dy herë, e kam parë në sy dhe i kam thënë nuk e heq tarifën pa reciprocitet Ambasadori Grenell - Kryeministri Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është përgjigjur menjëherë një deklarate të Ambasadorit Richard Grenell, i cili mbrëmjen e sotme në një televizion kosovar tha se Kurti i kishte premtuar heqjen e taksës.

“Ai më pa në sy dhe tha se do ta heqin taksën”, ka thënë Grenell mbrëmjen e sotme, deklaratë e cila ka nxitur një reagim të menjëhershëm të Albin Kurtit.

Kryeministri i Kosovës thotë se është takuar dy herë me Grenell, dhe i detajon takimet me vendin, datën dhe orën ku janë zhvilluar, ndërsa shton se i ka thënë në sy ambasadorit që nuk e heq taksën ndaj Serbisë pa reciprocitet. Sakaq, Kurti përshëndet dhe deklaratën e Grenell se nuk do të ketë shkëmbim territorial.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t'u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098700523376465
array(1) { ["section"]=> string(169) "me-tha-do-heq-taksen-albin-kurti-i-pergjigjet-menjehere-ambasadorit-grenell-jemi-takuar-dy-here-e-kam-pare-ne-sy-dhe-i-kam-thene-nuk-e-heq-tarifen-pa-reciprocitet-200346" }