“Më tha e kam urgjente”, Meta zbulon episodin: Po çoja vajzën në aeroport, e lashë rrugëve për Ramën

Publikuar tek: politike, më 22:59 25-05-2020 “Më tha e kam urgjente”, Meta zbulon episodin: Po çoja vajzën në aeroport, e lashë rrugëve për Ramën Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mbrëmjen e sotme një episod që ka pasur kohë më parë me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin Opinion, Meta ka treguar se teksa çonte vajzën në aeroport Rama i ka kërkuar të takoheshin sepse sipas tij kishte diçka urgjente. “E lashë vajzën rrugëve dhe shkova”, tha Meta, duke treguar se në takimet dhe ushtrimin e kompetencave si President ka qenë gjithmonë korrekt.

“Më ka kërkuar, kam qenë duke çuar vajzën në aeroport. I thash e ke urgjente, më tha po. E lashë vajzën rrugëve dhe shkova se jam president”, tha Meta. Më tej, Presidenti tha se dialogun me Ramën dhe Qevrinë e ka bërë gjithmonë në rrugë institucionale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095071792602539
array(1) { ["section"]=> string(102) "me-tha-e-kam-urgjente-meta-zbulon-episodin-po-coja-vajzen-ne-aeroport-e-lashe-rrugeve-per-ramen-207804" }