'Më thanë 'ska vende dhe u ula në shkallë', studentja i kërkon llogari kryeministrit për protestën, Rama: Zemra ime...Beteja jote do vazhdojë (DEBATI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 18-01-2019 'Më thanë 'ska vende dhe u ula në shkallë', studentja i kërkon llogari kryeministrit për protestën, Rama: Zemra ime...Beteja jote do vazhdojë (DEBATI)

Kryeministri Rama bashkë me kabinetin e ri qeveritar prezantuan sot platformën 'Pakti për Universitetin".

Të pranishëm ishin pedagogë dhe studentë të ekselencës. Gjatë diskutimit njëra nga studentet në sallë, e cila vinte nga Shkodra u shpreh se që në hyrje u përball me probleme.

Sipas saj ndonëse ishte e ftuar, te dera i kishin thënë se nuk ka vende. Ndërkaq, studentja iu drejtua kryeministrit dhe ministres Shahini se çfarë do të ndodhë pas protestës së studentëve.

Shahini iu përgjigj se mbledhja e sotme nuk është për të ndaluar protestën e por për t'i dhënë zgjidhje. Ndërsa vajzës i ktheu përgjigje edhe kryeministri.

"Kjo pyetja juaj çdo ndodhi nëse këto gjëra nuk ndodhin. Do vazhdojë beteja jote", tha Rama. 

Pjesë nga debati:

Studentja: Vij nga Shkodra ne morëm një ftesë që nxënësit e ekselencës kanë me u taku me zotin kryeministër. Përveç tjerash u bënë shumë diskutime të faqeve në Instagram që shumë nga studentët e ekselencës ishin shumë kundër se u dukej se po vimë këtu që protesta të ndalet. Por personalisht nuk e kisha këtë mendim. Merremi këtu dhe hasemi që tek dera me problem. Na thonë 'nuk ka vende'. Përtej kësaj ka edhe fjalë të tjera. Nejse nuk pres përgjigje prej jush...po ndalem shumë tek pjesa e kësaj proteste. Për çfarë u desh që ne studentët të ngrihemi në protestë dhe ju të na hidhni sytë. Për çfarë me u cu në protestë për diçka që ne e duam? Dhe të çohemi prap nesër në protestë për ato që na duhen. Nuk funksionon kështu.

Shahini: Unë vij nga vendi i protestave. Mua nuk më vjen mirë që ti je ul në shkallë por herën tjetër do ulesh në karrige. Mos mendo se jemi mbledhur këtu për të ndalur protestën, por për të diskutuar atë që solli protesta.

Studentja: Unë ju kuptoj por ne jemi në vit të tretë dhe nuk e dimë çfarë na pret. Ne mund ta vazhdojmë protestën por nuk e dimë çfarë na pret

Rama: Zemra ime. Në moshën tënde studentët kanë dalë për të përmbysur regjimin komunist bashkë me pedagogët dhe popullin bënë një zgjedhje të qartë, të mos kenë asnjë të sigurtë por të luftojnë të gjithë bashkë që e ardhmja të jetë e sigurt. Që ta kuptosh kemi zgjedhur të jetojmë në demokraci, një sistem të. Nuk e di cfarë studion.

Studentja: Edukim fizik

Rama: Edukim fizik shkon në Theth dhe rri atje, të thoshte sistemi atëherë. Kjo është mbyllur. E dyta kemi zgjedhur një sistem që ai që qeveris nuk i di të gjitha. Sistemi që kemi zgjedhur është i pyetjeve jo i përgjigjeve të gatshme. Zëri yt i bashkuar me zërin e të tjerëve rikthen vëmendjen time tek ju. Dhe kjo pyetja juaj çdo ndodhi nëse këto gjëra nuk ndodhin. Do vazhdojë beteja jote. Nuk e di çfarë bën i ju në Universitet, nuk e di çfarë bëni me këto pyetje. Jo vetëm në universitet se ka të bëjë edhe me edukimin tuaj në fillore. Ministrja do vijë edhe tek të ngujuarit se vjen vjen nga ngujimi.

yyaaaa.png

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AMA i tërheq vëmendjen TOP CHANNEL: Shkelje në emisionin e Arbana Osmanit! Në rast përsëritjeje... (LETRA)
18 miliardë lekë dëm shtetit, lihen në burg 2 prej 12 të arrestuarve »
Article Logic
Execution time: 0.012869119644165
array(1) { ["section"]=> string(147) "me-thane-ska-vende-dhe-u-ula-ne-shkalle-studentja-i-kerkon-llogari-kryeministrit-per-protesten-rama-zemra-ime-beteja-jote-do-vazhdoje-debati-149323" }