‘Më thyen edhe krahun’, denoncoi për dhunë Rrugoren e Korçës, reagon Policia

Publikuar tek: aktualitet, më 23:45 25-06-2019 ‘Më thyen edhe krahun’, denoncoi për dhunë Rrugoren e Korçës, reagon Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Albert Shkëmbi se e kishin policia rrugore e kishte ndaluar dhe dhunuar me pretendimin se ishte pasagjer dhe jo në drejtimin e mjetit.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, 58 vjeçari pasagjer ka kundërshtuar me dhunë si dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë, kur ka kërkuar kryerjen e testit të alkoolit ndaj shoferit.

Ndërkohë bazuar nga kallëzimi dhe pretendimi i Shkëmbit, policia bën me dije se ka filluar verifikimet mbi veprimet e punonjësve të Policisë Rrugore në lidhje me këtë rast.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Reagimi i Policisë Korçë:

Lidhur me denoncimin e një qytetari të publikuar në media, që pretendon se është dhunuar nga Policia Rrugore e Korçës informojmë se:

Më datë 25.06.2019, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe ndaluar mjetin tip "Nissan" me drejtues shtetasin P.M, 51 vjeç, banues në Drenovë.

Në momentin kur shërbimet e Policisë, po kryenin testin e alkoolit ndaj shoferit, pas dyshimeve të krijuara se ky shtetas mund të ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur (rezultoi në masën 1.52mg/l​), shtetasi A.Sh. 58 vjeç, pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë si dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë gjatë kryerjes të detyrës.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme proceduriale drejtuesi i mjetit P.M, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" ndërsa shtetasi A.Sh. u arrestua për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

SHÇBA, bazuar tek kallëzimi dhe pretendimi i shtetasit A.Sh, ka filluar verifikimet mbi veprimet e punonjësve të Policisë Rrugore në lidhje me këtë rast.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03718900680542
array(1) { ["section"]=> string(79) "me-thyen-edhe-krahun-denoncoi-per-dhune-rrugoren-e-korces-reagon-policia-169764" }