Me titullin “Mjeshtër i madh”, Meta dekoron katër mundësit e njohur

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 24-01-2021 Me titullin “Mjeshtër i madh”, Meta dekoron katër mundësit e njohur

Presidenti Ilir Meta u ka dhënë titullin “Mjeshtër i madh” katër mundësve të njohur.

Bëhet fjalë për Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi.

Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm, me arritjet që kanë qënë të mëdha.  Numri një i shtetit i cilëson “Katër Muskëtjerët”, për shkak të asaj që ata kanë dhënë.

Postimi:

Mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore: ndershmërinë, integritetin, disiplinën, këmbënguljen dhe punën.Një meritë për transmetimin e këtyre vlerave tek gjeneratat e reja, për përgatitjen e mundësve të dalluar, si dhe për zhvillimin e këtij sporti burrëror e me tradita kombëtare kanë “Katër Muskëtjerët”, Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi.Të katër kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve.Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për mundjen shqiptare, për punën e palodhur dhe rezultatet e larta të arritura, brenda e jashtë vendit, i vlerësova me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një makinë tip 'Benz' merr flakë në Fier, shoferi e braktis në anë të rrugës
Pamje të RËNDA, infermierja filmohet teksa dhunon të moshuarën e paralizuar »
Article Logic
Execution time: 0.011819124221802
array(1) { ["section"]=> string(71) "me-titullin-mjeshter-i-madh-meta-dekoron-kater-mundesit-e-njohur-236201" }