Me treçerekshe dhe atlete, Meta poston foto nga bregdeti i Durrësit: Rikthimi këtu është gjithnjë reflektues

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:20 01-10-2020 Me treçerekshe dhe atlete, Meta poston foto nga bregdeti i Durrësit: Rikthimi këtu është gjithnjë reflektues Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar një foto nga bregdeti i Durrësit, ku shihet i veshur me treçerekshe, një T-Shirt dhe atlete, shumë i entuziastmuar.

Mbi foto kreu i shtetit shkruan: Pas një dite intensive, rikthimi në bregdetin e Durrësit është shumë frymëzues, por edhe reflektues.

meta.jpg

Meta ditën e sotme ka zhvilluar sot në Ditën Botërore të të Moshuarve, një takim me këtë shtresë të shoqërisë, teksa ka thënë se ende sot kjo shtresë mbetet e margjinalizuar.

Presidenti dekoroi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, z.Faik Xhani.

Më tej priti në takim një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë, të cilët i shprehën shqetësimin për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010087013244629
array(1) { ["section"]=> string(113) "me-trecerekshe-dhe-atlete-meta-poston-foto-nga-bregdeti-i-durresit-rikthimi-ketu-eshte-gjithnje-reflektues-222354" }