‘Më vinte e vjetër si dramë’, Ferdinand Hysi i replikon gazetares së kulturës: Dua të të bëj një sqarim

Publikuar tek: kulture-art, më 09:44 30-01-2018 ‘Më vinte e vjetër si dramë’, Ferdinand Hysi i replikon gazetares së kulturës: Dua të të bëj një sqarim

Dramaturgu i njohur, Ferdinand Hysi i replikon gazetares së kulturës Elsa Demo, pas komentit për shfaqen e tij më të fundit “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, një dramë që ajo e ka cilësuar paksa të vjetër.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, dramaturgu i njohur i kthehet Demos dhe i bën dy sqarime pse vepra nuk mund të cilësohet e tillë, ndonëse është shkruar para 20 vitesh.

REAGIMI  

Nje "replike" miqesore me Elsa Demo! Pse thashe miqesore! Sepse, sinqerisht, per Elsa Demon kam shume respekt dhe e vleresoj per emisionin qe ajo drejton, me kompetence dhe nivel! Pavaresisht sa mund te komunikojme me njeri tjetrin!

Tani:

Ne nje interviste me Rajmonda Bulkun ne emisionin e drejtuar prej saj, kur u pyet per shfaqen e fundit; "Vdiq mbreti, rrofte mbreti", ndersa Monda i tha, qe Ferdinandi me ka thene qe kete drame e ka shkruar para 20 vjeteve, Elsa pak a shume u shpreh: " Vertet! Se ne fakt e kam vene re qe me vinte si e vjeter si drame!"

Pikerisht ketu eshte "replika" ime dhe nje sqarim qe me duhet te bej:

Se pari, ne dramaturgji nuk ka te vjeter apo te re! Nuk te pelqen apo jo eshte tjeter pune! Me kete llogjike, i bie qe dhe "Nata e dymbedhjete" e Shekspirit te quhet e vjeter?! (Per kohen kur eshte shkruar, per rrethanat ku i ve autori ngjarjet dhe ndertimin dramaturgjik te vepres etj) Por jo! Apo ai eshte Shekspiri dhe une Ferdinandi, do thone me te drejte! Une e di kete, por per kete nuk ka faj vepra ime te quhet e vjeter apo e re! Eshte apo nuk eshte, kjo eshte ceshtja, do thoshte Shekspiri! Aq me shume qe nga shume opinione kete shfaqe e ndjejne shume aktuale dhe , mos qofte (Nuk do e uroja kete) do jete aktuale dhe pas 20 vjeteve te tjera!

Se dyti! Dua ta sqaroj kete! Eshte e vertete qe kjo drame eshte shkruar fillimisht para 20 vjeteve. Ka fituar dhe nje konkurs letrar ne ato vite! Per ne Leximin e Drames shqipe nr. 2, ajo i rishkrua gati nga e para. U hoqen personazhe, u shtuan,gati ne shume dialogje dhe situata u krijuan te reja, shume gjera u prune ne kohe. Natyrisht thelbi ishte i njejte! Ndryshime u bene dhe gjate punes laboratorike prane Teatrit Kombetar ne nje bashkpunim te ngushte me Elmen, por dhe nje konsultim te afert me Perparim Kabon!

Kaq!

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019845008850098
array(1) { ["section"]=> string(109) "me-vinte-si-e-vjeter-si-drame-ferdinand-hysi-i-replikon-gazetares-se-kultures-dua-te-te-bej-nje-sqarim-108449" }