‘Më vjen të qaj’, fansat surprizojnë Luana Vjollcën, preket këngëtarja (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:04 23-07-2019 ‘Më vjen të qaj’, fansat surprizojnë Luana Vjollcën, preket këngëtarja (VIDEO)

Luana Vjollca ka korrur shumë sukses në karrierën e saj muzikore, madje është kthyer në një ndër këngëtaret më të pëlqyera.

Vetëm disa ditë më parë ajo publikoi këngën e saj më të re 'Habibi', në bashkëpunim me Faydeen dhe u prit mjaft mirë nga pyubliku.

Gjithashtu Luana është shumë aktive edhe në koncerte dhe një të tillë ka mbajtur edhe së fundmi në Kosovë.

Por pas koncertit disa fanse e kanë surprizuar atë me disa postera, ku shihen foto të këngëtares dhe dedikime për të.

Luana ka publikuar një video në Instagram ku shihet duke parë posterat dhe thotë se i vjen të qajë.

“Pas koncertit, ndjenja më e bukur në botë. Luanator ju dua, fansat e mi janë më të mirët”, shkruan ajo krahas videos ku duket shumë e prekur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070478916168213
array(1) { ["section"]=> string(79) "me-vjen-te-qaj-fansat-surprizojne-luana-vjollcen-preket-kengetarja-video-173067" }