‘Më zgjate dorën kur askush nuk më konsideronte’, Flori uron Enedën për fitoren me fjalët më të ndjera

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:22 08-12-2019 ‘Më zgjate dorën kur askush nuk më konsideronte’, Flori uron Enedën për fitoren me fjalët më të ndjera

Mbrëmjen e djeshme, Eneda Tarifa u shpall fituese e edicionit të 21 të festivalit ‘Kënga Magjike’.

‘Ma zgjat dorën’ ishte kënga e kompozuar nga Flori Mumajesi që e dërgoi Enedën drejt vendit të parë. 

Ishte pikërisht ai që i dorëzoi edhe kupën këngëtares duke shënuar një sukses të përbashkët.

Mirëpo fill pas trofeut, Flori i ka dedikuar Tarifës disa fjalë të veçanta dhe emocionuese.

Përmes një foto të postuar në Instastory, Mumajesi e uron dhe shkruan se ndihet i vogël para saj.

‘Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër’, shkruan Flori.

Kujtojmë që vitin e shkuar ai rrëmbeu kupën me këngën ‘Plas’, duke i emocionuar të gjithë.

1.PNG

eneda-tarifa-600x360.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075759887695312
array(1) { ["section"]=> string(106) "me-zgjate-doren-kur-askush-nuk-me-konsideronte-flori-uron-eneden-per-fitoren-me-fjalet-me-te-ndjera-188759" }