Media amerikane zbulon prapaskenat, PD e Shqipërisë loboi kundër Kavalec, e nominuara për ambasadore e SHBA

Publikuar tek: aktualitet, më 23:08 14-11-2019 Media amerikane zbulon prapaskenat, PD e Shqipërisë loboi kundër Kavalec, e nominuara për ambasadore e SHBA E nominuara per ambasadore te SHBA ne Tirane, Cathleen Kavalec

Media e njohur online amerikane, Daily Beast, ka publikuar një artikull të gjatë përsa i përket diskreditimit të diplomatëve amerikanë në SHBA pak përpara dërgimit të tyre në vendet përkatëse që janë emëruar nga DASH.

Sipas Daily Beast, është zhvilluar një fushatë apo një operacion lobimi kundër të nominuarës së presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri, Kathleen An Kavalec. Media amerikane pretendon se Partia Demokratike e Shqipërisë, është përfshirë në këtë fushatë lobimi kundër kandidates për ambasadore të SHBA bë Shqipëri, transmeton newsbomb.al.

Media amerikane shkruan se qeveri të huaja po përdorin strategji të reja për të ‘eliminuar’ zyrtarë amerikanë të cilët nuk i pëlqejnë duke i ‘përbaltur’ ata, apo duke i portretizuar si armiq të presidentit Trump.

Duke patur si burim një zyrtar amerikan, redaksia e Daily Beast ka shkruar se nëpërmjet strategjive të tilla, u arrit që të sabotohej kandidatura e Trump për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri.

Gazetarët e Daily Beast kanë bërë me dije se edhe pse Kavalec e kaloi vettingun pa asnjë problem si nga Shtëpia e Bardhë ashtu edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në momentin e fundit e nominuara për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri pak përpara mbledhjes së Senatit është tërhequr duke i telefonuar kreut të Komitetit për Politikën e Jashtme, senatorit Ron Johnson.

Sipas medias së njohur amerikane, stafi i senatorit dhe kreut të Komitetit për Politikën e Jashtme, Ron Johnson, ka patur një komunikim me një lobist të paguar nga partia kryesore e opozitës shqiptare, Partia Demokratike, transmeton newsbomb.al.

Beast ka shkruar se kompania lobuese e Marrëdhënieve me Publikun (PR), Sonoran Policy Group përmes drejtorit të saj ekzekutiv Christian Bourge, ka kontaktuar këshilltarin kryesor të senatorit Ron Johnson ku sipas gazetës përveç çështjeve të sigurisë, është diskutuar edhe për të nominuarën nga DASH si ambasadore të SHBA-së në Shqipëri, Cathleen Kavalec.

Edhe ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë, Fiona Hill, ka folur për Daily Beast në lidhje me përfshirjen e PD-së në fushatën lobuese kundër Kavalec.   

Sipas Hill, gjatë dëshmisë së saj në Kongresin amerikan muajin e shkuar, kjo e fundit ka fajësuar Partinë Demokratike (PD) për atë që ndodhi me të nominuarën për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri, transmeton newsbomb.al.

‘Unë besoj se ishte një ishte një goditje që erdhi ndaj Kavalec nga demokratët shqiptarë. PD mori informacionin se e nominuara për ambasadore kishte folur me Chris Steele (i akuzuar për spiun rus në çështjen e ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016). Këtë e përdorën ta shkatërronin atë dhe kandidatura e saj të tërhiqej nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky është një shëmbull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese’, ka thënë gjatë dëshmisë së saj në Kongres ish këshilltarja e Trump, Fiona Hill.

Daily Beast ka shkruar se nuk dihet saktësisht se çfarë kanë përdorur kundër të nominuarës Kavalec lobistët PD-së gjatë komunikimeve të tyre në Senat, por sipas medias amerikane lobistët kanë thurur informacione konspirative dhe intriga kundër Kavalen në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05248498916626
array(1) { ["section"]=> string(112) "media-amerikane-zbulon-prapaskenat-pd-e-shqiperise-loboi-kunder-kavalec-e-nominuara-per-ambasadore-e-shba-185929" }