Media Britanike: Mafia shqiptare në trafikun e njerëzve, 2500 paund nga Spanja në Britani për person

Publikuar tek: bota, më 10:54 10-09-2017 Media Britanike: Mafia shqiptare në trafikun e njerëzve, 2500 paund nga Spanja në Britani për person

Mafia shqiptare ka gjetur një rrugë të re për të trafikuar emigrant drejt Britanisë nëpërmjet një porti spanjoll, zbulohet nga një investigim I Sunday People.

Sipas informacionit të gazetarëve, shqiptarët marrin nga 2,500 paund për person, dhe janë duke trafikuar ata njerëz që kërkojnë një jetë të re, duke përfshirë edhe refugjatë nga Ballkani, Iraku, Afganistani apo Siria.

Por sipas ligjit spanjoll, nëse këta persona kapen, ata kanë kryer vetëm krime civile, ndaj policia merr të dhënat e tyre dhe I liron. Qindra të tjerë sipas investigimit, nuk preken fare pasi kanë viza turistike.

Ismaili, 29 vjecar nga Peshkopia, e ndan tendën e vet me tre persona të tjerë duke përfshirë edhe nipin e tij.

“Doja të shkoja në mënyrë legale në Britani, tani me duhet të shkoj në mënyrë ilegale”.

Agjencia kombëtare e Krimit ka shprehur shqetësimin rreth gangsterave të dhunshëm shqiptare që kontrollojnë trafikun e qenieve njerëzore dhe të kokainës. Esteban Izquierdo I policisë thotë se numri është rritur. “Numri më I madh është nga Shqipëria, janë meshkuj dhe të rinj. Po bëjmë gjithcka mundemi”.

 britain8.jpg

britain7.jpg

britain6.jpg

britain5.jpg

britain4.jpg

britain3_copy.jpg

britain1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti i keq në Itali, 7 të vdekur dhe 3 të zhdukur
Uragani “Irma” po i afrohet Floridës, porositë e fundit për amerikanët »
Article Logic
Execution time: 0.011861085891724
array(1) { ["section"]=> string(104) "media-britanike-mafia-shqiptare-ne-trafikun-e-njerezve-2500-paund-nga-spanja-ne-britani-per-person-91803" }