Media e FAMSHME italiane SHOKON me postimin RACIST për shqiptarët pas tërmetit, reagon Ermal Meta: Jeni humbësa (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 20:56 22-09-2019 Media e FAMSHME italiane SHOKON me postimin RACIST për shqiptarët pas tërmetit, reagon Ermal Meta: Jeni humbësa (FOTO) Foto montazh: Dëme nga tërmeti, postimi i Rolling Stone Italia

Tërmeti i fortë i ditës së shtunë shkaktoi dhjetra të plagosur e dëme të konsiderueshme materiale në Tiranë e Durrës, por media e famshme italiane ka shokuar mbarë opinionin me një postim racist për këtë fatkeqësi natyrore.

Rolling Stone Italia, revista e famshme e muzikës ka bërë një postim racist në Twitter, duke i quajtur shqiptarët si “të kequshqyer që trondisin gjysmën e shtëpive në Pulia”.

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias! ", shkruan Rolling Stone Italia, raporton Newsbomb.al.

Pas këtij postimi ka reaguar themeluesi i “TeamAlbanians” Deni Hoxha, i cili thotë se postimi racist është fshirë nga revista italiane.

Ndërsa këngëtari shqiptar në Itali, Ermal Meta, i quan “humbësa” revistën italiane që bëri postimin racist dhe më pas e fshiu.

“Nga këto anë i quajmë humbësa”, shkruan Meta. /Newsbomb.al

dfbgedbtr5h5rbh.jpg

gerhe5hj45rhj.jpg

dfhrthjrj5j.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074028968811035
array(1) { ["section"]=> string(121) "media-e-famshme-italiane-shokon-me-postimin-racist-per-shqiptaret-pas-termetit-reagon-ermal-meta-jeni-humbesa-foto-179420" }