Media e rëndësishme italiane reportazh djalit të biznesmenit të pushtetshëm në Tiranë: Jeta mes luksit të shfrenuar e miliardave

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 03-03-2017 Media e rëndësishme italiane reportazh djalit të biznesmenit të pushtetshëm në Tiranë: Jeta mes luksit të shfrenuar e miliardave

Fatmir Hysenbelliu është shndërruar në personazhin më të klikuar të mediave sociale dhe portaleve online. Disa fotografi të realizuara rastësisht nga kalimtarë në zonën e ish-­Bllokut në Tiranë, ndërsa dilte nga një makinë e veçantë e markës “McLaren” 570 gt, bënë xhiron e rrjeteve sociale për shumë kohë.

Fama e tij u pikas edhe nga gazetari i famshëm italian Enrico Lucci, që siç do të shprehej gjatë vizitës së realizuar pak kohë më parë në Shqipëri, “investigoi” më shumë rreth Fatmir Hysenbelliut dhe mësoi se ai ishte djali i biznesmenit të suksesshëm, Irfan Hysenbelliu.

Fakti që në pronësi të tyre është edhe “Birra Korça”, e themeluar në vitin 1928 nga investitori italian Umberto Umberti si edhe që më herët Fatmir Hysenbelliu ka qenë pjesë e ekipit të futbollit të Barit në Itali, ishin të mjaftueshme për Luccin që të nisej drejt Tiranës.

Dhe pikërisht dje ish-drejtuesi i emisionit investigativ “Le Iene” në Italia 1, sot drejtues i emisionit “Nemo” në Rai2 transmetoi në orën 21:20 emisionin e tij kushtuar zhvillimit të elitës ekonomike shqiptare, duke sjellë si shembull suksesi pikërisht Irfan dhe Fatmir Hysenbelliun.

Reportazhi për Shqipërinë nis me eksodin e shqiptarëve dhe më pas një Shqipëri ndryshe që prezantohet nga Tirana e vitit 2017.

Pamjet që televizionet italiane transmetonin 25 vite më parë kur shqiptarët zbrisnin në brigjet e Italisë me anije, nuk janë harruar. Por që prej asaj kohe, Shqipëria nuk është më e njëjta. Për të pasqyruar Shqipërinë ndryshe, Shqipërinë e vitit 2017, gazetari i njohur italian, Enrico Lucci, përcolli për publikun italian rastin e Fatmir Hysenbelliut, të cilësuar në emision si shembull të suksesit të biznesit në Shqipëri.

Hysenbelliu ka treguar për shikuesit italian suksesin e bizneseve të shumta të familjes Hysenbelliu, duke nisur nga ndërtimet, hoteleria, fabrikat e Birra Korça verës Egnatia uji Fab universitetin Luarasi gjigandin mediatik  Focus Group ku përfshihen News24 BalkanWeb , Gazeta Shqiptare, Radio Rash si edhe grupin Panorama.

Lucci e krahason familjen Hysenbelliu me familjen Agnelli të Italisë. Ndërsa nuk mungon as krahasimi me Berlusconin. Madje Lucci e ka pyetur trashëgimtarin Hysenbelliu nëse në një të ardhme do të bëhej president i vendit, referuar manjatit Donald Trump.

DIALOGU

Gazetari: Duke parë që bota tani është në dorë të miliarderëve, ti do të synoje të bëheshe president i Shqipërisë?

Fatmir Hysenbelli: Tani jam i ri nuk dihet kurrë si do të jetë e ardhmja. Unë mendoj se kjo ashtu si Berlusconi në Itali, apo Trump në Amerikë, ndodh sepse dikush që ka bizneset e tij e kupton se si shkon përpara ekonomia.

 Gazetari: Pra, do të qeverisemi të gjithë nga miliarderët

Një ndalesë e tyre ka qenë edhe tek kompleksi turistik në Durrës i familjes Hysenbelliu, ku Fatmiri ka treguar planet për të ardhmen. Po kështu gazetari Lucci ka vizituar edhe televizionin News24 si pjesë e “Focus Group”.

Hysenbelliu foli për ngritjen e biznesit nga babai i tij Irfan Hysenbelliu si dhe punën që është dashur për të ngritur dhjetëra biznese. Nuk kanë munguar as batutat dhe momentet e humorit mes tij dhe gazetarit italian. Edhe pse i ri Fatmir Hysenbelliu thotë se i pëlqen të ndihmojë të tjerët jo me lëmoshë por duke i siguruar një vend pune.

Pak javë më parë, gazetari Lucci, vizitoi mjediset e televizionit News24 gjatë punës për reportazhin ku tha se e sheh Shqipërinë si një vend me rritje të fortë ekonomike. Lucci tha se do t’iu tregojë italianëve që Shqipëria e vitit 1990 nuk ekziston më.

Për gazetarin Lucci elita ekonomike, është themeli për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Në fund të emisionit gazetari italian ka edhe një këshillë për shqiptarët.

“Më duket një vend në rritje të fortë dhe që ka marrë një rrugë të rëndësishme zhvillimi dhe gjëja që doja shumë të thoja është që të mos bëni të njëjtat gabime që ka bërë pjesa tjetër e Perëndimit. Pra, zhvillohuni mirë dhe zhvillohuni të gjithë, mbi të gjitha”, thotë Lucci. /BW

fatmiri-4-400x220.jpg

ffat2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon ministria e Mjedisit pas kërkesës së AKIP: Nuk jemi njohur zyrtarisht për humbjen e konteniereve me mbetje
“Sikur e vranë, u tmerruan njerëzit”, policët civilë shtrijnë përtokë dhe kapin në befasi të armatosurin në Tiranë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0122230052948
array(1) { ["section"]=> string(133) "media-e-rendesishme-italiane-reportazh-djalit-te-biznesmenit-te-pushtetshem-ne-tirane-jeta-mes-luksit-te-shfrenuar-e-miliardave-70646" }