‘Media është në krizë të pashmangshme’, Aleksandër Çipa APEL gazetarëve: Investoni më shumë në pavarësinë e editorit! Bëhuni më solidarë dhe objektivë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:14 29-03-2019 ‘Media është në krizë të pashmangshme’, Aleksandër Çipa APEL gazetarëve: Investoni më shumë në pavarësinë e editorit! Bëhuni më solidarë dhe objektivë

Gjatë takimit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për lirinë e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë, kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa njoftoi se ditën e martë do të japë një raport periodik të situatës sociale të marrëdhënies së punës së gazetarëve në Shqipëri.

Çipa deklaroi se media është në një krizë trë pashmangshme, ndërklohë që i bëri apel të gjithë kolegëve të investojnë më shumë në pavarësinë e editorit shqiptar.

‘Unë do të preferoja më shumë që të njoftoja që ditën e martë ne do të japim një raport periodik të situatës sociale të marrëdhënies së punës së gazetarëve në Shqipëri dhe të disa çështjeve që lidhen më së shumti me pozitën e pambrojtur sociale të gazetarëve në vend. Doja të falenderoja nismën për një organizim tryeze të tillë dhe prezenca ime këtu si një përfaqësues i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë është bërë në emër të një ndërgjegje sociale që ne manifestojmë që në ditën e themelimit, 13 vite më parë. Opozita është institucion i rëndësishëm kombëtar dhe duke qenë i tillë ne ndajmë arsyetimin që opozita është një alternativë për të ndryshuar problemet që mbarten në të përditshmen e qeverisjes së dikujt tjetër dhe unë nuk e quaj shumë të dinjitetshme që nga një foltore partiake ta përdor këtë si argument dhe mësymje për atë që ka përgjegjësinë e qeverisjes sepse pozicioni i jonë professional na e imponon këtë gjë që të jemi në ekuidistancë me palët partiake të vendit. Është një shërbim i madh në cilësinë ndoshta shpesh të munguar të misionit që duhet të ketë pushteti i katërt. Është e vërtetë që ashtu sikundër të gjitha pushtetet e qeverisë janë në një krizë shumë të thellë të prekshme, të dukshme dhe të gjithë pranuar edhe brenda pushtetit të katërt ka një krizë që është e pamshmangshme. Por ajo që unë do doja ta përdorja si apel nga kjo tryezë, është se do doja t’i bëja thirrje të gjithë kolegëve, të gjithë organizatave, të rikthejnë një solidaritet i cili të jetë i mishëruar në një sipërmarrje të vendit. Do doja të investonit më shumë në pavarësinë e editorit shqiptar sepse është një nga gjërat më të munguara në të gjithë historinë e shtypit shqiptar dhe medias shqiptare në këto 28 vjet. Nëse do të ketë një nisëm të tillë dhe duke besuar te kapaciteti institucional i opozitës së vendit keni për të parë që do të jetë një kontribut për ndryshimin e brendisë dhe rolin që ka pushteti i katërt që është ai i medias në Shqipëri’, tha Çipa.

Në mbyllje të takimit kreu i UGSH-së shtoi se në reagim ndaj kritikave që bëri një diskutant, Unioni i Gazetarëve është organizatë që nuk ka proceduar me projekte dhe fonde por e bazon veprimtarinë e vet në vullnetarizëm.

‘Ftoj të gjitha organizatat dhe aktorët mediatikë të unifikojnë qëndrimet për mbrojten sociale të gazetarëve për implementimin e kontratave të punës, për zbardhjen e të gjitha rasteve të dhunimit apo shantazhimit të gazetarëve’,tha Çipa.

Ai ftoi kolegët të bëhen solidarë dhe objektivë për mosekzagjerimin e rasteve, por për zbardhjen e tyre të plotë që shoqatat të mos mjaftojnë vetëm me një deklaratë reagimi në fillim dhe ta lenë në harresë dënimin ndaj çdo rasti.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092029571533203
array(1) { ["section"]=> string(152) "media-eshte-ne-krize-te-pashmangshme-aleksander-cipa-apel-gazetareve-investoni-me-shume-ne-pavaresine-e-editorit-behuni-me-solidare-dhe-objektive-158392" }