Media gjermane: Deputetë të CDU-së anullojnë darkën me Ramën në Berlin

Publikuar tek: barometri, më 07:56 26-04-2018 Media gjermane: Deputetë të CDU-së anullojnë darkën me Ramën në Berlin

Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar një darkë me politikanë të lartë gjermanë gjatë ditës së dytë të vizitës në Berlin, por duket se jo gjithçka ka shkuar sipas planit.

Media gjermane Der Tagesspiegel shkruan se një pjesë deputetëve të CDU-së kanë vendosur të anulojnë darkën e organizuar nga ambasada shqiptare në Gjermani. Arsyet nuk dihen, por Tagesspiegel përmend edhe sulmin që iu bë Gunther Krichbaum, zyrtari i lartë gjerman i CDU, nga disa media afër qeverisë në Tiranë.

Ky grup deputetësh gjermanë raportohet se kanë vendosur të anullojnë edhe vizitën e parashikuar për në muajin maj në Tiranë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025818109512329
array(1) { ["section"]=> string(76) "media-gjermane-deputete-te-cdu-se-anullojne-darken-me-ramen-ne-berlin-118344" }