Media greke pasqyron fjalët e Kodhelit, ajo tregon ku do ngrihen dy qendra për pritjen e emigrantëve

Publikuar tek: politike, më 15:31 23-02-2016 Media greke pasqyron fjalët e Kodhelit, ajo tregon ku do ngrihen dy qendra për pritjen e emigrantëve

Greqia është mbushur me emigrantë nga Siria, ndërkohë që mediat greke thonë që sipas Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Shqipëria është gati për mikpritjen e refugjatëve nga Siria.

Sipas Ministres së Mbrojtjes, emigrandët duan thjesht të kalojnë nga Shqipëria por të udhëtuar në shtetet e tjera të Europës që ndodhen më lart. Madje, ajo ka thënë se emigrantët nuk duan të rrinë në shtetet ballkane dhe se Shqipëria është gati për t’i mbajtur ata për një kohë të caktuar, raporton protothema.gr.

Në artikullin grek shkruhet se Mimi Kodheli, pasi ka folur në Kuvendin shqiptar, ka thënë se refugjatët nuk duan të rrinë në Shqipëri, por thjesht të kalojnë nga vendi për arritur në veri të Europës. Ajo ka thënë se është në diskutim me homologët e saj të Italisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Kroacisë, për të bashkëpunuar për këtë problem.

Shqipëria ende nuk ka krijuar qendra strehimi për emigrantët, por sipas portalit grek, Shqipëria do të krijojë dy qendra, një në Gjirokastër dhe një në zonën Devoli në Korçë. Mimi Kodheli ka kërkuar të informohet për gjendjen e refugjatëve për ti ndihmuar ata të arrijnë në destinacionin që dëshirojnë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093820095062256
array(1) { ["section"]=> string(105) "media-greke-pasqyron-fjalet-e-kodhelit-ajo-tregon-ku-do-ngrihen-dy-qendra-per-pritjen-e-emigranteve-33335" }