Media italiane 'Le Iene' apel kryeministrit Conte dhe ministrit Di Maio për Alvin Berishën: Bëni diçka, menjëherë!

Publikuar tek: aktualitet, më 20:48 22-10-2019 Media italiane 'Le Iene' apel kryeministrit Conte dhe ministrit Di Maio për Alvin Berishën: Bëni diçka, menjëherë! Foto e medias italiane \"Le Iene\"

Media italiane "Le Iene" e cila transmetoi e para kronikën për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha që prej 5 vitesh ka mbetur në një kamp në Siri, nuk e ka lënë me kaq këtë ngjarje.

Ditën e sotme, "Le Iene" ka publikuar një tjetër shkrim ku i bën apel kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte dhe ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio që të ndërhyjnë dhe të vënë në punë çdo mekanizëm për të shpëtuar jetën e Alvin Berishës.

Tashmë 11 vjeç, Alvin u largua drejt Sirisë me nënën e tij, nga Italia ku jetonin, ndërsa sot pas 5 vitesh ai vazhdon të mbëhet në kampin e Al-Hol dhe nuk lejohet të largohet prej andej nëse nuk e merr një diplomat shqiptar.

"Kanë kaluar pesë ditë nga thirrja jonë drejtuar Kryeministrit Conte dhe Ministrit të Jashtëm Di Maio për ta shpëtuar atë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Alvin është në mesin e terroristëve madje edhe rrezikon të përfundojë nën bombardimet turke, ndaj ne duhet ta sjellim këtë fëmijë përsëri në Itali para se të jetë vonë", shkuan "Le Iene". Më tej media italiane thotë se ajo do të ndjekë në çdo moment rastin e Alvin në mënyrë që ai të kthehet pranë babait të tij, Afrim Berisha, në Itali, raporton newsbomb.al.

"Kryeministri Conte dhe ministri Di Maio: Bëni diçka, mënjëherë!", shkruan "Le Iene".


Lajmi origjinal.

Screenshot_7.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16771411895752
array(1) { ["section"]=> string(116) "media-italiane-le-iene-apel-kryeministrit-conte-dhe-ministrit-di-maio-per-alvin-berishen-beni-dicka-menjehere-183107" }