Media Italiane në 2010: Ndalohet banda e kokainës, kapet Artur Bushi i quajtur ‘’Turi’’

Publikuar tek: aktualitet, më 12:32 13-04-2015 Media Italiane në 2010: Ndalohet banda e kokainës, kapet Artur Bushi i quajtur ‘’Turi’’ Artikulli i VareseNews për Artur Bushin

Varese News ka publikuar një artikull që në muajin qershor të 2010, në lidhje me Artur Bushin, i cili sipas kësaj medie italiane është arrestuar për trafik kokaine. Partia Demokratike ka publikuar sot këtë artikull, duke e lidhur këtë identitet me atë të Artur Bushit, kandidatit të PS-së për Bashkinë e Krujës. Në artikull nuk përcaktohet nëse Artur Bushi u arrestua, apo vetëm u shoqërua në polici.

 

Artikulli i VareseNews:

“Kapet “Banda e Moriggias’’, ndalohet lumi i kokainës

Grupi shqiptar, çdo muaj importonte nga Amsterdami sasi të mëdha droge, e destinuar e gjitha në Italinë veriore. Milionerë fitimprurës, organizatë shkencore.

Të rinj, të arsimuar, të pozicionuar mirë në territoret e Gallarate, SommaLombardo dhe Sesto Calende. Bëhet fjalë për "djem të mirë" pra, së paku për fqinjët e rrugës “Monte Leone”, 68 në Gallarate, në lagjen periferike të Moriggia, fqinj që në të vërtetë nuk kishin vënë re asgjë.

Edhe pse ata djem të mirë në portën pranë ruanin dhe paketonin kilet e drogës të importuara nga Holanda dhe të destinuara për shitje me shumicë jo vetëm zonën lart të Varesottos, por edhe në zonat e Brescias, Luccas, Modenas dhe Piacenzas.

Bledar Debrova, shefi i quajtur "Debli", 34 vjeç; Ndricin Hidraliv, quajtur "Cini", 30 vjeç; Bujar Hasani quajtur ‘’Polpetta’’, 26 vjeç, Roland Abesci quajtur “Landi” lindur në 1964, Artur Bushi quajtur "Turi" 34 vjeç, Besim Kadiv dhe Erjan Tarja quajtur "Eri" 27 vjeç.

Një grup i vërtetë me role të mirëcaktuara aq sa edhe komandantit të Policisë së Shtetit të Gallarates Franko Novatit, i cili në marrëveshje me prokurorin në Busto Arsizio ka udhëhequr hetimet, i rikujtuan qëndrimet tipike të "mafias tonë" hierarkisë, organizimit, kohezionit, përkushtimit ndaj familjes dhe traditave.

Për muaj, efektivët e policisë së Gallarate ishin duke e ruajtur grupin. Gjithçka nisi nga operacionet e kontrollit territorial që kohët e fundit kishin çur në arrestimin e disa shpërndarësve shqiptarë të drogës, të cilët furnizohen me mall gallaratas. Nga këto hetime dolën të reja të tjera dhe falë përgjimit ambiental dhe në telefon, efektivët e Policisë së Shtetit ishin në gjendje për të ndjekur lëvizjet dhe organizimin e grupit deri në arrestimet dhe paraburgimet, që u njoftuan sot në mëngjes nga prokurori I Bustit Francesco Dettori dhe komandanti Franco Novati, për import dhe trafikim kokaine.

Një herë në muaj katër anëtarë të grupit merrnin avionin dhe fluturonin për në Amsterdam. Fluturonin dhe uleshin në vende të ndryshme dhe arrinin veçmas  kryeqytetin holandez. Këtu i prisnin bashkatdhetarëve të tjerë, me të cilët zgjidhnin drogën, paguanin dhe ktheheshin duarbosh. Kokaina vinte më vonë dhe u dorëzohej me korrierë në banesën në Gallarate, ku ruhej dhe paketohej për shitje me shumicë. Një trafik i organizuar mirë dhe shumë fitimprurës në ngarkim të të cilit do të mund të fitoheshin gati një milion euro: Bledar Debrova shefi, në Elbasan, qyteti i tij i lindjes, zotëron disa prona dhe ishte gati për të filluar një biznes hotelerie.

Precedentë të vegjël, kush për shfrytëzim prostitucioni, kush për dhunë, kush i lidhur për probleme me dokumentacionin dhe parregullsinë, por askush I lidhur me drogën. Disa vese të vogla në baste, por asgjë më shumë. Dikush prej tyre kishte edhe një punë të rregullt.

Dy u arrestuan në flagrancë, pesë të tjerë u ndaluan me urdhër të Policisë Gjyqësore, në pritje të vlerësimit të masës. Për kreun dhe dy prej tyre arrestimet u kryen në Spitalin e Gallarates: Bledar Debrova, i cili është i martuar me një grua me origjinë italiane në provincën e Napolit, në fakt, vuante nga diabeti dhe dy "partnerët" kishin ardhur për t’I bërë atij nderimet. Nga përgjimet, pa të cilat operacioni nuk mund të ishte kryer, doli se njeriu merrte në telefon çdo ditë  nënën e tij në Shqipëri, i shqetësuar për shëndetin e gruas."

 

arturbushi1

Fotot e bandës, publikuar nga policia italiane

arturbushi2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata pezullon testimin e infermierëve, reagon Ministria e Shëndetësisë
Shkodër, raprezalje drejtorësh. Pas shkarkimit të djeshëm, ikin dhe dy drejtorë të Doshit »
Article Logic
Execution time: 0.013864994049072
array(1) { ["section"]=> string(86) "media-italiane-ne-2010-ndalohet-banda-e-kokaines-kapet-artur-bushi-i-quajtur-turi-8565" }