Sot, Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë nën vëzhgimin vetëm të UEFA-s, por edhe të mediave kryesore botërore.
Ashtu siç deklaroi vetë presidenti i FSHF-së, Armando Duka, dy ditë më parë, në Elbasan do të jenë të pranishëm për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi gjigandët e informimit.
Mes emrave të mediave prestigjoze që janë akredituar nga FSHF, mund të veçojmë “CNN”, “BBC”, “NY Times”, “Daily Mail”, apo “Sky”, si dhe gazetarët e gazetave më të rëndësishme sportive si “Marca” në Spanjë, “Gazzetta Dello Sport” në Itali apo “L’Equipe” në Francë.
Këto media nuk kanë pritur fillimin apo përfundimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi për të pasqyruar atmosferën në vendin tonë. Arrestimi i Ballist Morinës mëngjesin e djeshëm dhe incidenti i ndodhur me autobusin serb në Tiranë, kanë zënë vend të rëndësishëm në shumë media të huaja.
Lexo edhe: Këshilla e Granit Xhakës për Taulantin: Jo grushta në fushë, qendro i qetë