Mediat çeke dhe ndërkombëtare pasqyrojnë vrasjen e dy turistëve në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 04-07-2015 Mediat çeke dhe ndërkombëtare pasqyrojnë vrasjen e dy turistëve në Shqipëri

Mediat çeke kanë pasqyruar sot vrasjen e dy turistëve çekë mbrëmjen e djeshme në Prekal të Shkodrës. Kryesisht lajmet bazohen në deklaratat e policisë shqiptare dhe të Ministrisë së Jashtme të Çekisë, ndërsa pothuajse në çdo media rikthehet në vëmendje zhdukja e tre turistëve çekë në vitin 2001 në veri të Shqipërisë.

Gazeta “Lidovky” pasi jep një përshkrim të asaj se çfarë ka ndodhur me dy turistët, mundohet të analizojë gjithashtu situatën e rendit në vendin tonë dhe kryesisht në zonën e veriut. “Ndonëse siguria në vend është rritur në 10 vitet e fundit, duke prekur standardet europiane, sërish rekomandohet që të shmanget udhëtimi në rrugë natën në zonat malore dhe të mos flihet në çadra jashtë kampeve”, shkruan media çeke.

Media të tjera si Idens, Blesk apo Ceskenoviny në shkrimet e tyre sqarojnë gjithashtu se zona turistike e Thethit mbetet një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve nga Europa perëndimore dhe qendrore.

Edhe mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar ngjarjen e rëndë në Shqipëri. Agjencia e lajmeve “Reuters”, “Daily Mail” apo “Business Standard” kanë shkruajtur në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë, lajmi është transmetuar gjithashtu edhe nga mediat e Libanit dhe Indisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çudirat në plazhin shqiptar, skrepi i rrugës nxjerr një makinë nga deti (VIDEO)
‘’Lazarati’’/ Arrestohet Baki Gjini, fshehu armët e sulmit në pusetë »
Article Logic
Execution time: 0.012269020080566
array(1) { ["section"]=> string(81) "mediat-ceke-dhe-nderkombetare-pasqyrojne-vrasjen-e-dy-turisteve-ne-shqiperi-15327" }