Mediat e huaja pasqyrojnë incidentin ku Rama u qëllua me vezë

Publikuar tek: bota, më 17:30 02-11-2015 Mediat e huaja pasqyrojnë incidentin ku Rama u qëllua me vezë

Kryeministri Edi Rama u qëllua sot me vezë gjatë momentit që po largohej me automjetin e tij, pas një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël.

Një grup studentësh qëlluan me vezë në drejtim të Ramës, ndërsa forca të shumta policie ndërhynë menjëherë duke arrestuar me forcë 9 prej tyre. Lajmin e kanë pasqyruar edhe mediat e huaja si “Reuters”, “Yahoo” dhe prestigjoze amerikane si “CNBC”.

“Një grup studentësh kanë qëlluar me vezë automjetin e kryeministrit Edi Rama për të protestuar kundër ligjit për arsimin e lartë që ata thonë se favorizon universitetet private. Rama nuk pranoi të komentojë mbi incidentin”, shkruajnë mediat e huaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031908988952637
array(1) { ["section"]=> string(67) "mediat-e-huaja-pasqyrojne-incidentin-ku-rama-u-qellua-me-veze-24511" }