Mediat franceze jehonë kualifikimit të Shqipërisë, ja çfarë shkruajnë

Publikuar tek: bota, më 20:44 11-10-2015 Mediat franceze jehonë kualifikimit të Shqipërisë, ja çfarë shkruajnë

"Ka një premierë të madhe: Dhe, kjo është Shqipëria, e cila kurrë më parë në fazën finale të Kupës së Botës apo të konkurrencës europiane dhe e arriti sot pasdite”, shkruan gazeta

Gazeta e rëndësishme e botës sportive francezja “L’Equipe” e hapi faqen e saj kryesore me titullin e thjeshtë, por plot përmbajtje “Shqipëria, premierë”!

Francezët do të kenë shansin ta shijojnë një skuadër të një vendi të vogël që luan për herë të parë të një veprimtarie madhore ndërkombëtarë, Kupë Bote apo Kampionat Europian.

“Pas fitores 3-0 në Armeni, Shqipëria është e kualifikuar drejtpërdrejtë për në Euro”, shkruan gazeta.

“Shqiptarët kishin nevojë për një fitore në Armeni për t’u kualifikuar direkt për Euro dhe ata e moërn atë 3-0. Shqiptarët do të marrin pjesë në qershor në finale për herë të parë në historinë e tyre”, vijon “L’Equpie”.

“Ka një premierë të madhe: Dhe, kjo është Shqipëria, e cila kurrë më parë në fazën finale të Kupës së Botës apo të konkurrencës europiane dhe e arriti sot pasdite. Shokët e Lorik Canës të Nantës fituan në Armeni duke marrë vendin e dytë me 14 pikë përpara Danimarkës që do të luajë në plej-of. Shqiptarët fituan falë golave nga Hovhannisyan (autogol 9’), Xhimshiti (23’) dhe Sadiku 76’”,  komenton gazeta franceze, transmeton “Express”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18773102760315
array(1) { ["section"]=> string(74) "mediat-franceze-jehone-kualifikimit-te-shqiperise-ja-cfare-shkruajne-22897" }