Mediat gjermane: Thethi, mrekullia e Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:40 25-07-2016 Mediat gjermane: Thethi, mrekullia e Shqipërisë

Ambasada gjermane në Tiranë beri te ditur sot se mediat gjermane shkruajnë për alpet shqiptare, duke i konsideruar ato një mrekulli të pazbuluar në Evropë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ambasada gjermane në Tiranë shprehet: “Alpet shqiptare janë një nga zonat e fundit malore të pazbuluara në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri”.

“Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu, Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar “Peaks of the Balkans” që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) së bashku me Projektin Gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si “një mrekulli “, shprehet amasada gjermane.

13716234_10153501287686353_39128963265690276_n.jpg

13606859_10153501287711353_2938141421783666445_n.jpg

13731674_10153501287681353_6816293869462372108_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071589946746826
array(1) { ["section"]=> string(51) "mediat-gjermane-thethi-mrekullia-e-shqiperise-47691" }