Mediat greke i bëjnë jehonë fjalëve të Sali Berishës: Edi Rama vasal i Erdoganit, po promovon Turqinë si aleatin kryesor para zgjedhjeve

Publikuar tek: rajon, më 18:33 24-01-2021 Mediat greke i bëjnë jehonë fjalëve të Sali Berishës: Edi Rama vasal i Erdoganit, po promovon Turqinë si aleatin kryesor para zgjedhjeve Rama dhe Erdogan ne Turqi

Media greke “Ekathimerini” i ka bërë jehonë një deklarate të ish-kryeministrit Sali Berisha se kryeministri shqiptar Edi Rama është vasal i Erdoganit.

Në artikull thuhet se Rama po promovon Turqinë si aleatin dhe mirëbërësin kryesor të Shqipërisë, duke përmendur edhe spitalin e premtuar nga Erdogan që do të ndërtohet në Fier.

Sipas kësaj media, donacioni prej 60 milionë eurosh është premtuar nga Erdogan gjatë vizitës së Ramës në Ankara, ndërsa shton se ky spital do të jetë gati para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Bashkimi Europian është gjithnjë e më shumë i shqetësuar dhe kritik në lidhje me pozicionin e Ramës, i cili ka kritikuar BE-në për qëndrimin ndaj Turqisë, për vaksinimin dhe disa çështje të tjera”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë, me lot në sy i bën thirrje ministrit: Për hir të Zotit, më ço në shtëpi se nuk duroj dot më!
Shteti ballkanik regjistron të infektuarin e parë me mutacionin britanik të Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.011544942855835
array(1) { ["section"]=> string(141) "mediat-greke-i-bejne-jehone-fjaleve-te-sali-berishes-edi-rama-vasal-i-erdoganit-po-promovon-turqine-si-aleatin-kryesor-para-zgjedhjeve-236226" }