Mediat greke raportuan se Pashalimani do i jepej Turqisë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Po vlerësohet nga ekspertët e NATO-s, do bëhet bazë e Aleancës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:48 29-05-2020 Mediat greke raportuan se Pashalimani do i jepej Turqisë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Po vlerësohet nga ekspertët e NATO-s, do bëhet bazë e Aleancës FotoMontazh: Baza e Pashalimanit

Mediat greke dhanë alarmin dje duke shkruar se kryeministri Edi Rama ishte i gatshëm t’i jepte Turqisë bazën e Pashalimanit, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

Mediat greke shprehin shqetësimin pasi me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihej prezenca e luftëanijeve turke. Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet.

Ndërkohë, burime të BalkanWeb nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se baza e Pashalimanit po vlerësohet nga NATO për t’u bërë bazë e mundshme e Aleancës siç ndodhi me bazën e Kuçovës. Në tetor të vitit të shkuar Ministrja Olta Xhaçka i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Pozicioni gjeografik dhe avantazhi që ofron baza e Pashalimanit, mund ta bëjnë atë bazën e vetme në Ballkan që do i përgjigjej sfidave të sigurisë së NATO-s.

LEXO EDHE: Mediat greke në alarm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096509456634521
array(1) { ["section"]=> string(154) "mediat-greke-raportuan-se-pashalimani-do-i-jepej-turqise-reagon-ministria-e-mbrojtjes-po-vleresohet-nga-ekspertet-e-nato-s-do-behet-baze-e-aleances-208342" }