Mediat holandeze: Ja pse u vra presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:01 21-07-2019 Mediat holandeze: Ja pse u vra presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Ditën e sotme doli lajmi se është vrarë biznesmeni Festim Lato në Holandë, i vetëshpalluri president i Çamërisë.

Mirëpo, ndonëse ky lajm nuk është konfirmuar ende, mediat holandeze e quajnë të vrarë dhe kanë nxjerrë detaje të reja.

Sipas mediave, trupi i tij është gjetur në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite, ndërsa policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Përflitet se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë privatë që vinin në miliona euro.

‘Ai ka bërë biznes me sipërmarrësit të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehura. Kompanitë dhe qeveritë e mëdha, i kanë huazuar Latos shuma të mëdha parash dhe kurrë nuk e kanë takuar atë përsëri. Lato thuhet se u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill’, shkruan media holandeze.

Ndërsa vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Beesel. Në ndërtesën ku ai jetonte, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë.

Foto-Omroep-Gelderland.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070958137512207
array(1) { ["section"]=> string(73) "mediat-holandeze-ja-pse-u-vra-presidenti-i-veteshpallur-i-camerise-172879" }