Mediat hollandeze: Mafia shqiptare po merr kontrollin e botës kriminale në Hollandë

Publikuar tek: bota, më 15:59 02-06-2016 Mediat hollandeze: Mafia shqiptare po merr kontrollin e botës kriminale në Hollandë

Revista “Nieuwe Revu” i ka kushtuar një artikull mafias shqiptare e cila sipas tyre po kontrollon botën kriminale në Hollandë.

Aktiviteti i mafias shqiptare shtrihet kryesisht në Roterdam, nga ku vijnë sasi të mëdha droge prej vendeve latine. Revista hollandeze i cilëson mafiozët shqiptarë si vrasës, trafikantë droge, trafikantë të femrave, grabitës dhe pastrues të parave.

Sipas revistës, kohët e fundit po ndjehet një rritje e kriminelëve shqiptarë në botën e krimit në Holandë, pasi ata po marrin në kontroll drejtimin e organizatave kriminale në këtë shtet. Policia tregon e shqetësuar për këtë fenomen, pasi shqiptarët njihen si përdorues të dhunës.

Shkrimi e vë theksin se kriminelët shqiptarë janë aktivë në të gjithë Holandën, por që ata janë përqendruar më shumë në Rotterdam. Në këtë qytet ndodhet porti më i madh i Europës, dhe njihet si një nga portet kryesorë ku hynë drogat e forta nga vendet latine.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania miraton rezolutën që njeh genocidin turk ndaj armenëve, Ankaraja thërret ambasadorin nga Berlini
Alarm në aeroplanin me 208 pasagjerë të “British Airways” në Nju Xhersi »
Article Logic
Execution time: 0.010709047317505
array(1) { ["section"]=> string(88) "mediat-hollandeze-mafia-shqiptare-po-merr-kontrollin-e-botes-kriminale-ne-hollande-42248" }