Mediat italiane: Vritet një shqiptar nga Shqipëria me ISIS, tjetri në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 17-04-2015 Mediat italiane: Vritet një shqiptar nga Shqipëria me ISIS, tjetri në gjendje të rëndë Luftetare te ISIS

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarë, me origjinë nga Shqipëria, janë vrarë në luftimet në Siri, dhe ishin mes luftëtarëve të ISIS. Kanë qenë me trupat e Abu Bakr Al Baghdadi kundër qeverisë së Bashar al Asad. 

Sipas mediave italiane, janë dy 30-vjeçarë me origjinë nga Shqipëra, islamikë që kanë qëndruar prej muash të fshehur, (ndoshta prej vitesh) dhe që më pas janë drejtuar drejt Sirisë. Njëri ka vdekur, i vrarë në luftimet e ashpra ndërmjet ekstremistëve të lidhur me Al Kaedën dhe ushtrinë siriane, dhe tjetri është i plagosur rëndë.

Identiteti i tyre mbahet i fshehtë, por shërbimet secrete italiane kanë kërkuar që të marrin informacion për historinë italiane të këtyre dy emigrantëve, që besohet se janë nisur nga Italia. Sipas informacioneve të shërbimeve sekrete, dy shqiptarët janë nisur nga Liguria drejt Sirisë, pasi kanë bërë një trajnim të shkurtër.

Tani, raportojnë mediat italiane, agjentët e antiterrorizmit do të punojnë për të hedhur sado pak dritë për periudhën e qëndrimit afër qarqeve xhihadiste. Pyetësori është gjithmonë i njëjtë, nëse frekuentonin xhami apo vende të lutjes se kush i ka kontaktuar. Kush i ka bindur të armatoseshin dhe të niseshin në Siri? Ku janë trajnuar? Kush e ka financuar udhëtimin e tyre deri në Lindjen e Mesme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë, arrestohen 8 zyrtarë nga Lojrat e Fatit dhe Tatimet për mashtrim dhe korrupsion
Çfarë ndodhi mes Alketës dhe Endrit. Këngëtari: Të pashë me tuta, kur bën dashuri mos... Moderatorja: Po flet përçart, s’e duroj dot »
Article Logic
Execution time: 0.012066125869751
array(1) { ["section"]=> string(89) "mediat-italiane-vritet-nje-shqiptar-nga-shqiperia-me-isis-tjetri-ne-gjendje-te-rende-9037" }