Mediat kineze sulmojnë Trump: “Fëmijë injorant” i politikës së jashtme

Publikuar tek: bota, më 22:24 12-12-2016 Mediat kineze sulmojnë Trump: “Fëmijë injorant” i politikës së jashtme

Gazeta kineze ‘Global Times’ në një editorial të saj e ka përshkruar presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump si 'fëmijë injorant' të politikës së jashtme. 

“Politika e Kinës nuk mund të shitet ose të blihet, Trump mesa duket kupton vetëm nga biznesi dhe beson se çdo gjë ka një çmim, edhe nëqoftëse është shumë i lartë, ai mund ta blejë dhe shesë me forcë.” shkruan ‘Global Times’.

Telefonata e Donald Trump me Presidenten e Taivanit përveçse theu politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vendosur në 1979-ën, kur marrëdhëniet formale mes palëve u ndërprenë, shkaktoi dhe debate dhe reagime të furishme  në Kinë. 

Ministri i Jashtëm tha se Kina është seriozisht e shqetësuar, pasi veprimi i Trump vë në pikëpyetje bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve. Ai ka akuzuar Kinën për manipulimin e vlerës së monedhës së saj në mënyrë që të japë avantazhe produkteve në tregun amerikan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022994995117188
array(1) { ["section"]=> string(73) "mediat-kineze-sulmojne-trump-femije-injorant-i-politikes-se-jashtme-62451" }