Mediat: Mbyllet gazeta “Shqip”

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 22-02-2016 Mediat: Mbyllet gazeta “Shqip”

Gazeta “Shqip” nuk do të dalë më në treg. Kjo është ajo çka shkruhet në disa portale në vend, të cilat raportojnë se vendimi tashmë është marrë dhe gazeta do të shfaqet vetëm në fundjavë për lexuesit.

Gjithashtu, raportohet se versioni online i “Shqip” do të vazhdojë të jetë i disponueshëm.

Gazeta është pjesë e grupit mediatik Top Media, që vitin e fundit ka ndërmarrë disa ndryshime, kryesisht në programacionin e televizionit Top-Channel. Ende nuk ka asnjë reagim nga gazeta apo Top-Media për këto pretendime.

Vitin e kaluar ishte gazeta “Zëri i Popullit” që mbylli versionin print dhe tani mund të gjendet vetëm online. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përleshje me thika në Korçë, një i plagosur rëndë
Shoferi refuzon t’i ndalet policisë, ndjekje spektakolare në autostradën Tiranë-Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.0069589614868164
array(1) { ["section"]=> string(33) "mediat-mbyllet-gazeta-shqip-33259" }