Mediat ndërkombëtare “ngrenë në qiell” 4 shqiptarët, heronjtë e masakrës së Londrës: Si shpëtuan jetët e njerëzve

Publikuar tek: bota, më 14:23 05-06-2017 Mediat ndërkombëtare “ngrenë në qiell” 4 shqiptarët, heronjtë e masakrës së Londrës: Si shpëtuan jetët e njerëzve

Katër shqiptarë janë shpallur heronj në ngjarjen e tmerrshme në Britani  ku tre terroristë sulmuan me thikë njerëz të pafajshëm në afërsi të urës së Londrës.Shqiptarët ishin pjesë e stafit prej 15 punonjësish të lokalit “Coffee Brood”, ku terroristët hynë brenda të pajisur me thika duke tmerruar klientët. Sapo ata kanë filluar të sulmojnë, punonjësit shqiptarë kanë ndërhyrë menjëherë për të mbrojtur njerëzit.

Pronari i lokalit Mark Stembridge 54 vjec, është shprehur për gazetën britanike “TheSun", raporton newsbomb.al, se në fillim askush nuk po e kuptonte se cfarë po ndodhte.

“Terroristët po vinin në heshtje drejt nesh. Kishim rreth 130 persona në tarracë. Stafi mbrojti klientet dhe sulmuesit hezituan duke u  larguar në drejtim të një pubi aty afër “ u shpreh ai.

“ Katër persona nga stafi im janë nga Shqipëria dhe kanë qënë pjesë e ushtrisë  kështu  që janë mësuar të përballen me konflikte. Ata reaguan shumë shpejt edhe po të mos ishte për ta klientët tanë do kishin humbur jetën”, shtoi ai.

Akti human i shqiptarëve është komentuar gjerësisht dhe nga mediat e tjera ndërkombëtare ku vihen re tonet pozitive të përdorura në përshkrimin e këtij akti heroik dhe të guximshëm, raporton newsbomb.al.

 

f.jpgs1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foka rrëmben befasisht vajzën, shokohen turistët (PAMJET VIDEO)
Sulm me armë në kompani, raportohen 5 të vdekur në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.011171102523804
array(1) { ["section"]=> string(115) "mediat-nderkombetare-ngrene-ne-qiell-4-shqiptaret-heronjte-e-masakres-se-londres-si-shpetuan-jetet-e-njerezve-81298" }