Ka patur shumë parashikime se çfarë mund të bëjë presidenti amerikan Donald Trump gjatë momenteve të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Nga nisja e luftës nukleare, te falja e famozit Joe Exotic, e deri te rikthimi i një forme dënimi me vdekje që ishte harruar prej shumë vitesh. Sipas një raporti nga “ProPublica”, trump po nxiton që përmes një regulloreje të propozuar të rikthejë dënimin me pushkatim.
Regullorja e propozuar, sipas raportit në 6 nëntor, mund të finalizohet në çdo moment. Por sidoqoftë, metoda arkaike mund të mos përdoret kurrë, pasi 6 ekzekutimet federale janë planifikuar të kryhen me injeksion vdekjeprurës, ndërsa presidenti i zgjedhur Joe Biden është kundër dënimit me vdekje.
Në raport thuhet edhe se Trump parashikon që të ndalohë strehimin e transgjinorëve në shtëpitë e të pastrehëve që financohen nga shteti, si dhe të lehtësojë kufizimin në kursimin e ujit te kokat e dusheve, të cilat aktualisht nuk harxhojnë më shumë se 7.5 litra ujë në minutë.