Mediat, nëse nuk i bind dot, ngatërroi

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:07 14-01-2017 Mediat, nëse nuk i bind dot, ngatërroi

Nga Sonila Meço

Në debatin e fortë të ditëve të fundit po përdoren termat 'liri e shprehjes' dhe 'liri e shtypit' në një mjegull çoroditëse si për të përligjur shprehjen e famshme: 'Nëse nuk i bind dot, ngatërroi!'

Kjo hapësirë e pafundme që ngjan me anarki më shumë se liri, e që pretendohet se dëshmon lirinë e shprehjes në Shqipëri, ka të bëjë me mundësinë e shprehjes dhe shtypit në terren virtual që nuk është nën kontrrollin e pushteteve brenda kufijve. Aty ku lajmi e jo lajmi, komenti e fyerja, fakti e shpifja bashkëjetojnë duke djegur edhe të njomin me të thatin.

Sa i takon lirisë së shprehjes e shtypit në hapësirën që kontrrollohet nga vullnete brenda kufijve, vetë shtypi, në ekzistencë nuk është i lirë për sa kohë modeli ekonomik mbi të cilin mbahet është jo ligjor e jo transparent. Kjo pra e bën të mbijetojë nëse pushtete paralele a mbi të i lejojnë ekzistencën. Quaje vetcensurë a censurë, ndryshon veç këndvështrimi, nga ai i pronarëve, apo pushtetarëve, se nuk ka mendje të shëndetshme që vetcensurohen a censurojnë, kot, për hobby.

E kësisoj bashkohen lehtë liria e shprehjes me atë të shtypit kur arsyeton median sociale, por janë bash të ndara mirë kur flasim për atë tradicionale, ku ajo çfarë mund të thuash është në duart jo të pronarëve të lirë për të zgjedhur linjat editoriale (shumë e mirë për të qenë e vërtetë), por të padronëve të tyre të pushtetshëm që u lejojnë arbitrarisht ekzistencën.

Nëse media sociale është vënë disa herë në shënjestër, por ende mbetet e lirë prej pushteteve paralele (kryesisht ekzekutiv e legjislativ), ajo e shkruar e audiovizive në 'lirinë' e vet te ekzistencës i është nënshtruar totalisht pushteteve. Pse e them këtë? Po ja faktet, ca media i mbyllin, arbitrarisht duke përdorur në mënyrë selektive ligjin, apo duke tejkaluar kompetencat. Disa programe i mbyllin, duke ia lënë pronarëve përgjegjësinë a thua se vetcensura është problem karakteri në lindje e jo modeli ekzistencial që mbahet nga vetë pushtetet (legjislativ, ekzekutiv e me radhë).

Kur transparenca e financimeve, respektimi i ligjit, kodit të punës do të jenë njëlloj për të gjithë mundet qe t'i besojmë lirisë së shprehjes e shtypit edhe me arsyetimin se liri ka për sa kohë që çdo gjë që censurohet në median tradicionale është e lirë të shfaqet në atë sociale (shumë përtac edhe si arsyetim, por i vetmi kundërargument ku po kapen të dyshuruarit).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02576208114624
array(1) { ["section"]=> string(42) "mediat-nese-nuk-i-bind-dot-ngaterroi-65508" }