Mediat publikojnë raportin e OSBE për lidhjet kriminale të Ramës, Metës dhe Berishës. OSBE: U bazuam tek ju

Publikuar tek: slide-lart, më 16:18 11-09-2015 Mediat publikojnë raportin e OSBE për lidhjet kriminale të Ramës, Metës dhe Berishës. OSBE: U bazuam tek ju

Mediat kanë publikuar sot raportin konfidencial të prezencës së OSBE-së në Tiranë, në lidhje me lajmet dhe deklaratat që kanë qarkulluar për pasuritë dhe lidhjet me krimin të zyrtarëve të lartë të vendit.

Ky raport, ashtu siç pohon edhe OSBE, nuk është qendrimi zyrtar i saj, por një përmbledhje e publikimeve të bëra në media dhe deklaratat politike të opozitës dhe mazhorancës, që akuzojnë njëra-tjetrën për lidhje me krimin dhe korrupsion masiv.

Në raportin e publikuar nga “Lapsi” theksohej se kryeministri Edi Rama ka fshehur përmes vëllait të tij, Olsit, një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij në SHBA, e cila arrin deri në 200 milionë euro, ndërsa përmenden edhe akuzat e bëra ndaj Ramës gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Tiranës.

Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjitikës dhe flet për lidhjeve të tij me eksponentë të mafias.

Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri, Shkëlzen Berisha dhe e bija Argita Malltezi,  për të bërë biznes në shuma marramendëse.

Megjithatë, OSBE ka reaguar duke sqaruar se “përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë”.

“Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë”, thuhet në reagimin e OSBE.

Ja çfarë shkruhej në raport për Ramën, Metën dhe Berishën:

Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.

Meta, Ilir (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shujak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Berisha, Sali (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlic – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës. Vendimi i Berishës për të transformuar një moçalishte të pavlerë në pasuri të patundshme kryesore në zonën e Porto Romanos (Durrës) ndihmoi familjen e tij dhe Fazlic –in që të fitonin miliona euro. Argita Berisha, vajza e ish –Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes Qeverisë Shqiptare dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkelzen Berisha, djali i ish –Kryeministrit, ka qenë i akuzuar gjithashtu se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve. Në maj 2009 një kabllogram i Ambasadës Amerikane (Ëikileaks) përmend përgjime telefonike që tregojnë lidhjet e Shkëlzenit me Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin (pronarin e Albademil, kompania që menaxhonte Gërdecin). Shkëlzeni ka qenë kontaktuar shpesh si konsulent nga shumë kompani të huaja, të cilat shpresonin të hynin në tregun shqitpar, për gjoja lidhjet dhe influencën e tij tek autoritetet më të larta shqiptare. Një nga rastet më të fundit është privatizimi i katër hidrocentraleve në maj të vitit 2013. Shkëlzeni është akuzuar publikisht se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga Izet Haxhia, i cili është i dënuar për vrasjen e deputetit të PD –së, Azem Hajdarit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023051023483276
array(1) { ["section"]=> string(110) "mediat-publikojne-raportin-e-osbe-per-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes-osbe-u-bazuam-tek-ju-20555" }