Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ranë dakord që Moska të tërheqë trupat që ishin vendosur në kufirin me Bjellorusinë, njoftoi agjencia e lajmeve TASS të hënën, duke cituar një zëdhënës të Kremlinit, raporton VOA.
"Një rezultat i rëndësishëm i bisedimeve mes dy presidentëve në Soçi ishte një marrëveshje që Rusia të largojë trupat rezervë të zbatimit të ligjit dhe rojes kombëtare, që ishin vendosur pranë kufirit Rusi-Bjellorusi dhe t’i kthejë ata në bazat e tyre të përhershme", ka thënë Dmitry Peskov sipas agjencisë TASS.
Gjatë takimit Presidenti rus Vladimir Putin ra dakord t’i japë një hua prej 1.5 miliardë dollarësh Bjellorusisë si një gjest mbështetjeje për udhëheqësin e saj Alexander Lukashenko.
Zoti Putin dha pak detaje rreth huasë së re, për të cilën ai tha se Kryeministri Mikhail Mishustin kishte rënë dakord gjatë një vizite të fundit në kryeqytetin bjellorus.
Kremlini më vonë tha se një pjesë e parave do të përdoreshin për të rifinancuar huatë e hershme.