Mediat: Soni Malaj në një lidhje me një djalë më të ri në moshë, gati të nisë bashkëjetesën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:19 27-02-2016 Mediat: Soni Malaj në një lidhje me një djalë më të ri në moshë, gati të nisë bashkëjetesën

Vetëm 5 muaj pasi u bë publike divorci me balerinin italian, Mirko Luçarelli, mësohet se këngëtarja Soni Malaj ka nisur një tjetër histori dashurie pasionante.

Nëna e vajzës 3 vjeçare Anna, është rikthyer përfundimisht në Tiranë dhe po përgatitet të nisë bashkëjetesën me një djalë beqar nga Tirana, pak vite më të ri nga ajo në moshë, dhe që quhet Klevi, shkruan revista “Story”.

 Çifti përpiqet ta mbajnë lidhjen të fshehtë në sytë e mediave, ndërkohë që takimet i lënë në vende me pak njerëz, ose jashtë kryeqytetit. Djali në fjalë nuk ka asnjë lidhje me muzikën, dhe duket se ajo çfarë i afron me njëri-tjetrin është pasioni që kanë të dy për palestrën. Ndërkohë sa i takon karrierës muzikore, Soni po përgatitet të shfaqet e transformuar nga brune tipike në bionde, në projektin e ri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074079036712646
array(1) { ["section"]=> string(95) "mediat-soni-malaj-ne-nje-lidhje-me-nje-djale-me-te-ri-ne-moshe-gati-te-nise-bashkejetesen-33689" }