Mediat zbulojnë emrin surprizë që Donald Trump ka zgjedhur për kreun e diplomacisë amerikane

Publikuar tek: bota, më 10:04 15-11-2016 Mediat zbulojnë emrin surprizë që Donald Trump ka zgjedhur për kreun e diplomacisë amerikane Rudy Giuliani

Associated Press shkruan se Donald Trump e ka zgjedhur tashmë se kujt do t'i besojë postin e Sekretarit të Shtetit në administratën e re amerikane.

Sipas AP, Rudy Giuliani është emri i përzgjedhur nga Trump për të drejtuar diplomacinë amerikane. Një burim ka thënë për median amerikane se presidenti i zgjedhur e ka përcaktuar kryediplomatin, ndonëse vazhdojnë të përfliten ende disa emra.

Një i emër i njohur i republikanëve, Rudy Giuliani ka qenë më parë prokuror federal për Nju Jorkun, ndërsa ka drejtuar qytetin më të madh të SHBA-së si kryebashkiak nga viti 1994 deri në 2001.

Ndonëse bie në sy mungesa e eksperiencës diplomatike, Giuliani ka qenë kandidat potencial për të garuar për postin e Guvernatorit të Nju Jorkut në vitin 2010 dhe më pas është parë si kandidat i mundshëm për Partinë Republikane për zgjedhjet presidenciale të 2012-ës, por në të dyja rastet ai nuk ka garuar zyrtarisht. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094850063323975
array(1) { ["section"]=> string(98) "mediat-zbulojne-emrin-surprize-qe-donald-trump-ka-zgjedhur-per-kreun-e-diplomacise-amerikane-59550" }