Mediu kërkon bashkëpunim me PD-në për të ruajtur çdo votë, por mungon marrëveshja me Bashën: Në lista të jenë njerëz që maksimizojnë rezultatin

Publikuar tek: politike, më 16:20 25-01-2021 Mediu kërkon bashkëpunim me PD-në për të ruajtur çdo votë, por mungon marrëveshja me Bashën: Në lista të jenë njerëz që maksimizojnë rezultatin Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ende nuk ka gjetur një marrëveshje me PArtinë Demokratike që të dalin në një listë të përbashkët, me palët që janë ende në negociata.

Gjatë një takimi me shtabin electoral në njësinë nr.1 në kryeqytet, Mediu kërkoi që opozita të qëndrojë e bashkuar në çdo qendër votimi, në mënyrë që të mbrohet çdo votë për opozitën e bashkuar.

“Ajo që po kërkojmë ne është që të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi, në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të garantojmë që të gjithë qytetarët që duan të votojnë opozitën, pavarësisht se cilën parti politike, ne t`i çojmë në qendrat e votimit dhe të bëjmë të mundur që ata të votojnë të lirë”, tha Mediu.

Kryetari i PR-së u shpreh se në lista duhet të vëndosen njerëzit që maksimizojnë votën, në mënyrë që opozita e bashkuar të dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit.

“Vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik, në zyrat e PR-së apo të PD-së, por në uljen dhe konkretizimin e çdo marrëdhënie me çdo individ. 30 vjet ne kemi qenë së bashku dhe vazhdojmë të jemi së bashku. Kemi qenë në momente të vështira, edhe në momente të qeverisjes, por ajo që na ka karakterizuar gjithë kohës, ka qenë një bashkëpunim për të maksimalizuar votën dhe njëkohësisht për të vlerësuar njerëzit më të mire”, u shpreh kreu i PR-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 25 prillit/ Përfundon takimi i përfaqësuesve të ODIHR-it me Partinë Socialiste
Përfaqësuesit e ODIHR priten në selinë e PD nga Lulzim Basha, takim para zgjedhjeve të 25 prillit »
Article Logic
Execution time: 0.01170802116394
array(1) { ["section"]=> string(148) "mediu-kerkon-bashkepunim-me-pd-ne-per-te-ruajtur-cdo-vote-por-mungon-marreveshja-me-bashen-ne-lista-te-jene-njerez-qe-maksimizojne-rezultatin-236338" }