Mediu: Koalicioni opozitar është shumëngjyrësh dhe me ideologji të ndryshme! Nuk duhen kalkuluar votat, por mënyra e qeverisjes

Publikuar tek: politike, më 20:17 21-10-2020 Mediu: Koalicioni opozitar është shumëngjyrësh dhe me ideologji të ndryshme! Nuk duhen kalkuluar votat, por mënyra e qeverisjes Fatmir Mediu

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, e pranon se koalicioni opozitar që do të dalë në përballje me maxhorancën aktuale në 25 prill, është shumëngjyrësh dhe me ideologji jo të njejta.

Sipas Mediut, opozitën që nesër do ndryshojë vendin, nuk duhet ta përbëjë një koalicion që mbledh vota, por një koalicion që ka një platformë të përbashkët qeverisjeje.

Më tej, kreu i PR tha se Basha duhet të bëjë çdo gjë që mos të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit, pasi ai nuk i beson Ramës. Mediu i qendron apelit të tij, që presidenti Meta duhet të shpërndajë parlamentin nëse kuvendi nuk ia merr parasysh dekretin për rikthimin dhe rishikimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Pyetje: Prej një jave keni mbajtur qendrime të forta, çfarë po ndodh me krahun e djathtë? Si do përballeni me maxhorancën?

Mediu: Nuk e shikoj kaq të thjeshtë, në lidhje me Kodin Zgjedhor, është truk që është përdorur për të përçarë opozitën dhe shoqërinë shqiptare. Është për të ardhur keq që s’kemi kodin e përfunduar. Ndërhyrja e Ramës është shkelje e Kushtetutës. Për sa kohë kemi një veprim antikushtetues, ndoshta është momenti që premtimin që ka bërë për shpërndarjen e parlamentit ta mbajë, nëse nuk i konsideron dekretin.

Pyetje: Pse nuk është shprehur qartë Basha?

Mediu: Ndoshta ai mendon se nuk ka nevojë për thirrje nga opozita, kur çdo gjë është e qartë. Mendoj që ka një shkelje flagrante në parlament me anë të ligjeve të miratuara. Nuk kemi shtet, funksion si marrëdhënie e një njeri me disa interesa të caktuara. Mendoj që Rama në 25 prill do bëjë çdo gjë për të manipuluar zgjedhjet, nuk ia kam besën.

Pyetje: Kryemadhi ka qenë e qartë si do hyjë në zgjedhje, ndërsa PD duket se nuk është e qartë ende.

Mediu: Ne kemi qëllim të qartë. Opozita duhet të ndërtojë shtetin se nuk kemi shtet. Duhet një platformë e qartë bashkëpunimi. Koalicioni ynë sot është shumëngjyrësh, me ideologji jo të përbashkëta. Nuk mnedoj se qeverisja duhet të menaxhohet në bazë të numrit të votave, por në bazë të mënyrës së qeverisjes. Duhet qeverisur me integritet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Soreca: Konferenca Ndërqeveritare ndoshta mbahet këtë vit, Gjykata Kushtetuese, kusht ‘për të kapur trenin’
‘LSI merr vota majtas-djathtas’, Mediu: Taktikë e tyre, duhet ta konsiderojmë dhe ne. PD na ka marrë vota gjithmonë... »
Article Logic
Execution time: 0.011393070220947
array(1) { ["section"]=> string(131) "mediu-koalicioni-opozitar-eshte-shumengjyresh-dhe-me-ideologji-te-ndryshme-nuk-duhen-kalkuluar-votat-por-menyra-e-qeverisjes-224634" }