Mediu: Me ndryshimin e Kushtetutës Rama bëhet monark, Basha të zgjojë qytetarët sa s’është vonë

Publikuar tek: politike, më 08:25 15-07-2020 Mediu: Me ndryshimin e Kushtetutës Rama bëhet monark, Basha të zgjojë qytetarët sa s’është vonë FotoArkive: Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i quan ndryshimet kushtetuese që u miratuan dje nga Komisioni i Ligjeve tentativë të kryeministrit Rama për të vjedhur votat e opozitës në zgjedhje.

“Heqja e mundësisë për koalicione, rritja e pragut elektoral është antikushtetuese, apolitike dhe antieuropiane. Ajo lojë që po bëhet është që minimalisht t’i hiqen mbi 200 mijë vota të djathtës, apo opozitës, për t’i përfituar Edi Rama me dyfish”, ka thënë ai për Tv Klan.

Më tej, Mediu është shprehur se me ndryshimet që po i bën Kushtetutës, kryeministri Rama do të bëhet monark. Ai kërkoi që Basha dhe Meta të reagojnë sa nuk është vonë.

“Opozita ka detyrë të zgjojë qytetarët për këtë që ka ndodhur tani e jo më pas se do jetë vonë çdo formë. Edhe Presidenti i Republikës ka marrë një qëndrim solemn për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Presidenti duhet të mbajë qëndrimin e vetë. Me këtë që po ndodh po i hapim rrugën Ramës të bëhet monark dhe opozita të jetë pjesë e një platforme të përbashkët e jo në salla të mbyllura”, shtoi Fatmir Mediu.

Dje Komisioni i Ligjeve me votat e PS dhe opozitës paralamentare votoi për hapjen e pjesshme të listave dhe heqjen e koalicioneve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097041130065918
array(1) { ["section"]=> string(100) "mediu-me-ndryshimin-e-kushtetutes-rama-behet-monark-basha-te-zgjoje-qytetaret-sa-s-eshte-vone-213871" }